LAJMI I FUNDIT:

Sokol Cikalleshi largohet nga Konyaspor, vazhdon karrierën në Arabi

Sokol Cikalleshi largohet nga Konyaspor, vazhdon karrierën në Arabi

Sokol Cikalleshi është larguar nga Konyaspor pas dy viteve qëndrim tek ky klub.

Sulmuesi i kombëtares ka vendosur të provojë një aventurë në Arabinë Saudite aty ku do të vijojë karrierën tek klubi i Al Khaleej.

Në fakt, Cikalleshi mbetet në pronësinë e klubit turk, Konyaspor, mirëpo do të kalojë në klubin arab vetëm me anë të formulës së huazimit e cila do të ketë një kohëzgjatje prej një viti.


Në sezonin e kaluar, Khaleej u shpall kampion në Arabi dhe me Cikalleshin kërkon të shtojë edhe më shumë forcën në repartin ofensivë.

Në sezonin e kaluar, sulmuesi i kuqezinjve ia doli të shënonte 10 gola si dhe dy asistime me fanellën e Konyasporit.

E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Cikalleshi ka kontratë me Konyan deri në verën e vitit 2024, derisa huazimi i tij te klubi arab do të jetë i thjeshtë pa formulë blerje përfundimtare. /Telegrafi/