Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, tha se ka marrë premtim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia se edhe sallat e dasmave do të hapen.
Ndonëse nuk ka dhënë ndonjë afat, Sogojeva thotë se pas takimit gjashtë orësh që kanë pasur me ministrin kanë rënë dakord që nga e hënë të rifillojnë punën sektori i gastronomisë dhe ai i hotelerisë, po me kufizime.
Ai në një intervistë për Ekonomia Online thotë ndonëse të dielën temë e takimit nuk ishte lejimi i mbajtjes së dasmave, kanë marrë zotimin e kërkesat e tyre do të realizohen.
“Nuk kemi lyp diçka jashtë normales po kemi lyp ato që mund të realizohen dhe kemi gjetur një ujdi një bashkëpunim me ministrin aktual Vitia. Në kuadër të kësaj e kemi pasur takimi jo vetëm dje, por edhe më herët dhe na është premtuar që kërkesat do të realizohen”.
“Dje kemi mbajtur takim, para se me u marrë vendimi. Është marrë një vendim i tillë, zgjatja e takimit prej 6 orësh ka dhënë rezultat, zgjatja e orarit të punës ka qenë, falë angazhimit e kemi mundësuar që ministri me u pajtuar që të jetë deri ne ora 22:00. Në këtë drejtim, jemi zotuar që kërkesat e tyre të shkojnë në vendin e duhur, por dje nuk ka qenë temë kjo. Ne dje kemi pasur temën vetëm hapja e gastronomisë dhe hotelerisë si dhe qendrave tregtare”.
Sogojeva ka pohuar se tash e tutje asnjë vendim i Qeverisë që ka të bëjë me vendosjen e masave të reja nuk do të bëhen pa konsultimin e tyre.
Të enjten ai ka konfirmuar se do të kenë takim me përfaqësuesit e sallave të dasmave. Sipas tij, do të ishte absurde nëse nuk lejohet organizimi i dasmave duke marrë për bazë që do të bëhet vaksinimi, masat do të respektohen dhe do të bijë numri i të infektuarve.
“Në konsultim me ministrin jemi zotuar që tash e tutje do të kemi takimi se si di të vijnë deri te ajo që të hapet ky sektor, duke u nisur nga ajo që do të vaksinohet popullata, numri i ratave do të bien si rezultat i këtyre masave mendoj që do ti vije radha që edhe sallat të lirohen”.“…ne në kuadër të kësaj do të kemi takime të vazhdueshme, nga e enjtja do të kemi takim me përfaqësues të sallave të dasmave, dhe do të shikohet mundësia si ta dalin nga kjo. Unë shpresë që duke u nisur nga fakti që vaksinimi i popullatës do të behët, masat do të mbahen, dhe nëse kemi zvogëlim të pandemisë të të infektuarve, nuk ka arsyeje kushdoqoftë të merr hap për mos me hap sallat e dasmave”.
“Na jem të detyruar me i përkrah dhe do t’i përkrahim, prandaj edhe po bëjë përpjeke që të lirohen, por nëse nuk lirohen është normal që unë i përkrahi do të jem me ta, duhet me pas arsyeje të fortë për me i ndal. Edhe pse kemi këtë vendim ekziston mundësia edhe me u forcuar masat, nuk ka arsyeje mos me u hap sallat”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur