Kamera GoPro 360 tani mund të merr imazhe edhe për Google Street View, kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanisë Panoskin, që e kanë zhvilluar softuerin që i mundëson GoPro Fusion të merr pamjet për hartat virtuale.

Ky softuer përdorë të dhënat e GPS-it të ngulitura në Fusion për të hartuar pamjet, në hapësirën e duhur të Google Street View, transmeton Telegrafi.

Programi i desktopit, që është në dispozicion në formën beta, mund t’i konvertojë pamjet për disa minuta.

Panoskin, deri më tani ka zhvilluar softuerë shumë projekte, përfshirë edhe mundësinë e pamjeve të enterierëve me 360 shkallë për Google. Instrumenti i ri, i mundëson kompanisë të zgjerojë pamjet edhe për ambientet e jashtme.

Me anë të softuerit të ri, mund të plotësohen shumë ambientet e hartave, veçanërisht zonat turistike, lokalet, zonat e shëtitjes, skijimit dhe rrjedhave të ujërave.

Bizneset mund ta shfrytëzojnë këtë përditësim, që të japin sa më shumë të dhëna dhe detaje në Google Street View, për mallrat dhe shërbimet që i ofrojnë. /Telegrafi/