LAJMI I FUNDIT:

Smoothie me mjedra dhe boronica

Smoothie me mjedra dhe boronica

Smoothie është ideale për fillim të ditës, shpejt bëhet ndërkaq trupin e kënaqim me përbërës të nevojshëm ushqyes… dhe megjithatë është shumë e shijshme.

Nevojiten: (për 2 persona):


– 2 banane të pjekura,
– 200 g mjedra,
– 200 g boronica,
– 1 lugë fara chia,
– 1 lugë fruta me kokrra,
– 200 ml qumësht bajameje,
– 1 lugë mjaltë.

Përgatitja:

Në blender qitni bananet, mjedrat, boronicat, mjaltin, farat chia, frutat me kokrra dhe qumështin e bajameve dhe të gjitha këto përzieni mirë derisa të bëhen të buta dhe të bashkuara.

Smoothien e ndani në gota dhe pastaj sipër në secilin vendosni pak mjedra dhe boronica të freskëta, pak fletë kokësi, fara chia, fruta me kokrra, bajame dhe zbukuroi me fletë të mentës, transmeton Telegrafi.