Armando Sadiku dhe Burim Kukeli do të jenë pjesë e Ligës së Evropës me Zurichun edhe pse kanë rënë një kategori më poshtë.

Zurich ra sezonin e kaluar nga kategoria në Zvicër, por në fund çuditërisht arriti të fitojë kupën dhe për këtë fakt merr pjesë direkt në grupet e Ligës së Evropës.


Skuadra zvicerane, që ka në mesin e saj edhe dy lojtarët e kombëtares shqiptare Armando Sadiku dhe Burim Kukeli, është vendosur në Grupin L nga shorti i hedhur këtë të premte, së bashku me Vilarealin, Steauan Bukureshtit dhe skuadrën turke të Osmanlispor.

sadiku-kukeli

Ishte pritur që Sadikut të largohej drejt një kampionati më të fortë, por duket se drejtuesit e Zurichut kanë vendosur ta mbajnë edhe për një sezon sulmuesin e kombëtares shqiptare.

Nuk është hera e par që një skuadër merr pjesë në këtë garë edhe pse ka rënë nga kategoria e parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app