LAJMI I FUNDIT:

Skeptikët evropian i frikësojnë ata që i besojnë Bashkimit evropian

Skeptikët evropian i frikësojnë ata që i besojnë Bashkimit evropian

Në më pak se një muaj nga referendumi “Vote leave” në Britaninë e Madhe, nëpër rrugët e qytetit në janë paraqitur pllakate propaganduese në të cilët Maqedonia dhe shtetet tjera të Ballkanit të cilët presin  për dritë jeshile për pranim nga BE, janë paraqitur si “gogolë”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia do ti bashkëngjiten BE. Seriozisht?” shkruan në tekstin e paneleve dhe pllakateve propaganduese të cilat janë pjesë e fushatës të cilën ithtarët e braktisjes së BE e udhëheqin në Britaninë e Madhe, përballë referendumit të 23 qershorit. Në pjesë për Ballkanin dhe Turqinë thuhet se ata vende bëjnë negociata për hyrje në BE dhe se, pasi të bëhen anëtare të Bashkimit, banorët e tyre do ta rrezikojnë sistemin kombëtar të shëndetësisë të Britanisë së Madhe, dhe se do t’ua marrin vendet e punëve.
“Nga dy miliardë sterlina në vit harxhojmë për Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Turqinë, të cilat duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Vallë dëshironi që shtetasit e atyre vendeve të kenë qasje të plotë në sistemin tonë shëndetësor”, është vetëm një nga porositë propaganduese.


Fushata e vrazhdë e ithtarëve për braktisjen e BE në kurriz të Ballkanit u paraqit menjëherë pas deklaratës së ministres britanike të forcave të armatosura Penny Mordaunt, e cila në mënyrë të tërthortë i ka quajtur njerëzit e këtij rajoni si të varfër, kriminel, banditë dhe terroristë. Sipas “Metro” britanik ajo ka thënë se vendet e Ballkanit kanë përqindje të lartë të kriminalitetit, probleme me bandat dhe grupet terroriste, si dhe nivel të lartë të varfërisë.

Edhe pse kryeministri Cameroon është distancuar nga fjalët e ministres, prapë se prapë, deklarimet e këtilla kanë ndikuar ndaj shumicës së votuesve, shkruajnë mediat Ballkanike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori