S'keni nevojë fare për hekur, metoda për të larguar rrudhat në rroba gjatë udhëtimeve

Kur shkojmë në pushime, shpesh marrim me vete shumë gjëra, por hekurin për rroba e shmangim shpesh për shkak të hapësirës në valixhe.
Megjithatë, rrobat e zgjedhura për udhëtim nuk kanë pse të duken të çrregullta ose me rrudha vetëm sepse nuk kemi hekurin pranë.
Për fat të mirë, ekzistojnë disa alternativa të thjeshta që mund të na ndihmojnë t’i heqim rrudhat në rroba edhe pa ndihmën e një hekuri.
Një nga mënyrat më të thjeshta është të përdorim avullin nga dushi i ngrohtë.
-Mbyllni derën e banjës dhe lëreni avullin të mbulojë rrobat e varura aty pranë – kjo ndihmon të qetësohen rrudhat natyrshëm.
Një tjetër metodë që po ashtu mund të funksionojë është ajo me tharësen e flokëve. Pothuajse në secilin hotel ka tharëse dhe ju mund ta shfrytëzoni për të larguar rrudhat nga veshjet.
Nëse jeni në një hotel, gjithashtu mund të kërkoni ndihmën e stafit për përdorimin e hekurit të tyre.
Në radhë ju po ashtu mund të zgjidhni materiale të lehta dhe që nuk rrudhen lehtë kur paketoni valixhen. /Telegrafi/

















































