LAJMI I FUNDIT:

Skënderbeu u mësoi shqiptarëve çfarë është atdheu

Skënderbeu u mësoi shqiptarëve çfarë është atdheu

Spartak Ngjela

Më 17 janar, të 550 viteve më parë ka vdekur Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu


Gjergj Kastrioti ishte i pari shqiptar që duke sakrifikuar gjithçka të vetën: familjen, karrierën në një perandori dhe vetveten gjithashtu, me sakrificën e tij sublime dhe me heroizmin e tij të jashtëzakonshëm, iu blatoi shqiptarëve si dhuratë historike të përjetshme sensin e lavdisë dhe heroikën;

Iu dha shqiptarëve mësimin e historisë se çfarë është atdheu;

U vetëshpall mbret i Epirit, për t’iu kujtuar shqiptarëve dhe dinastive shqiptare që do të vinin, të shndritshmit e mëdhenj të racës së tyre: Aleksandrin e Madh dhe Piron e Epirit;

Formoi në shoqërinë arbërore identitetin e etnisë së saj;

Duke iu kallur frikën turqve mizorë dhe të gjithë Perandorisë Osmane, përsëriti në histori tmerrin që iu shkaktoi romakëve Piroja i Epirit, dhe;

Me figurën e tij ai:

Iu dha mundësi shqiptarëve të mëdhenj që të krijonin me bazament solid Rilindjen tonë Kombëtare;

Iu dha shqiptarëve simbolin e Madh të Qytetërimit Perëndimor dhe të Europës Moderne e cila ende nuk ia ka kthyer si mirënjohje borxhin historik shqiptarëve, të cilët vuajtën plot 500 vjet pikërisht për këtë.

Dhe më në fund:

Gjergj Kastriot Skënderbeu është figura madhore që sot përbën qendrën e gravitetit me anë të së cilës arrihet uniteti shoqëror shqiptar dhe do të sigurohet bashkimi kombëtar i të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.