LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj, përkrahen me grante 27 biznese të vogla dhe start-up

Skenderaj, përkrahen me grante 27 biznese të vogla dhe start-up

Pas lirimit nga taksa në biznes, në kuadër të përkrahjes së bizneseve të vogla dhe ideve inovative, sot komuna e Skenderajt ka nënshkruar kontratat për grante me 27 përfituesit e thirrjes publike.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave kryetari Jashari u shpreh i lumtur që sot u nënshkruan kontratat për grante me 27 përfitues të cilët sipas tij me mjetet e ndara nga Komuna do të sigurojnë pajisjet e tyre të cilat përveç që do të lehtësojnë punën e biznesit do të sjellin edhe përfitime financiare.


“Me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik të komunës, punësimit të të rinjve dhe përkrahjes së tyre në realizimin e ideve kreative biznesore dhe fuqizim të bizneseve të vogla, si qeverisje komunale gjatë mandatit tim kemi dhënë dhe po japim për çdo vit grante të ndryshme nga buxheti i komunës e po ashtu edhe nga bashkëfinancimi me donator si organizata gjermane HELP dhe organizata tjera”, tha Jashari.​

Tutje Jashari deklaroi që vitin e kaluar si komunë kemi mbështetur gjithsej 41 përfitues, 25 bashkë me organizatën “HELP” dhe 16 nga buxheti i komunës sonë, këtë vit po mbështesim 27 përfitues kurse vitin që vjen mbështetja do të jetë edhe më e madhe.

Po ashtu në kuadër të drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Jashari tha që kemi trajnuar mbi 100 të rinjë të komunës sonë në fushën e dizajnit grafik dhe zhvillimit të webit, ku falë njohurive të fituara nga këto trajnime pjesa dërmuese e të rinjve janë punësuar.

Në fund kryetari Jashari u premtoi bizneseve që si komunë do të vazhdojmë të përkrahim bizneset dhe idetë e juaja kreative sepse në këtë mënyrë  arrijmë të zhvillojmë ekonominë dhe të punësojmë rininë tonë pa pasur nevojë të migrojnë jashtë shtetit.

Nga ana tjetër qytetarët përfitues u shprehen falënderues ndaj kryetarit Jashari për mbështetjen që po ua bënë bizneseve dhe të rinjve në realizimin e ideve të tyre inovative.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori