LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj, 12 familje bëhen me shtëpi të reja

Skenderaj, 12 familje bëhen me shtëpi të reja

Dymbëdhjetë palë çelësa u dhuruan sot për 12 familje në mesin e të cilave veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare, mësimdhënës, të moshuar e të vegjël, që sot nisin jetën e re, në shtëpitë e reja, për të lënë prapa kujtimet e objekteve ku deri dje kishin jetuar në kushte të këqija.

Sipas njoftimit për media, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit të mrekullueshëm me humanistin Halil Kastrati dhe Shoqatën “Jetimët e Ballkanit”, me të cilën Komuna e Skenderajt ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e këtyre shtëpive, po u kthehet fëmijëve dhe familjeve të tyre buzëqeshja e shoqëruar me lotët e gëzimit.

Familjet përfituese të 12 shtëpive të reja janë: Astrit Krasniqi e Hajriz Hyseni (Vajnik), Jashar Miftaraj e Muhamet Miftaraj (Runik), Halim Smakaj (Klladernicë), Selman Azemi (Açarevë), Tafil Avdullahu (Çitak), Shefqet Sahiti e Behxhet Shala (Kopiliq i Poshtëm), Skender Kajtazi (Vitak), Rrustem Gjeloshi (Çubrel) dhe Hatixhe Hoti (Turiqec).

Kryetari Jashari thotë se janë në gjysmën e rrugëtimit, dhe deri në përmbyllje të këtij projekti do të ndërtohen edhe 14 shtëpi të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori