LAJMI I FUNDIT:

Skënder Hyseni emërohet Koordinator Shtetëror për Dialog

Skënder Hyseni emërohet Koordinator Shtetëror për Dialog

Qeveria e Kosovës njofton se Skënder Hyseni është emëruar Koordinator Shtetëror për Dialog.

Sipas njoftimit, kryeministri Avdullah Hoti ka marr vendim që ta emëroj në këtë pozitë.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.


Koordinatori për dialogun, pritet të udhëheqë Këshillin e Ekspertëve pranë Zyrës së Kryeministrit, i cili u formua në fillim të korrikut, do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut me Serbinë.

Hyseni gjithashtu pritet të përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë këtë të enjte në Bruksel, ku pritet të bisedohet për personat të pagjetur, për personat të zhvendosur dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Siç u paralajmëruar nga kryeministri Hoti, koordinatori do të punojë edhe në “draftimin e marrëveshjes finale për njohje reciproke”.

Pas 20 muajsh të ndërprerjes së dialogut, më 16 korrik ky proces rifilloi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim u tha se u bisedua për të pagjeturit dhe çështjet ekonomike. Pas takimit të dialogut në nivelin politik, BE-ja paralajmëroi se ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të takohen këtë javë, kurse Hoti e paralajmëroi takimin për të enjten.

Kujtojmë se gjatë bisedimeve teknike në Vjenë, para shpalljes së Pavarësisë, Hyseni ka shërbyer si zëdhënës i Grupit te Unitetit. Nga data 3 mars 2008 e deri më 18 tetor 2010, ai ka qenë ministër i Punëve të Jashtme. Ndërsa nga data 12 dhjetor 2014 e deri më 9 shtator 2017, ka qenë ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë në krye me Isa Mustafën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori