Buldogu francez me emrin Buzz u bë një sensacion në internet pasi iu përball guximshëm një skeleti gjigand që ishte vendosur si dekor për Halloween.

Pronari i tij publikoi një video të qeshur në TikTok, ku Buzz merr rolin e rojës së lagjes dhe niset për t’u përballur me këtë mysafir të frikshëm.


Video tregon një dekor të madh – një skelet gjigand që ngrihet nga oborri sikur po del nga nëntoka.

Në kornizë shihet edhe Buzz, i cili merr një qëndrim të vendosur si roji më trim katërkëmbësh dhe lehin ndaj dekorit.

“Buzz nuk është fans i Halloween-it,” shkroi pronarja e tij në postim.

Ndryshe, video deri më tani është shikuar mbi pesë milion herë. /Telegrafi/