LAJMI I FUNDIT:

Skandaloze! Todt vjen në Kosovë, nuk e pret asnjë zyrtar shtetëror i Kosovës?

Skandaloze! Todt vjen në Kosovë, nuk e pret asnjë zyrtar shtetëror i Kosovës?

Bëhet fjalë për njërin nga personalitetet më të shquara në sportin botëror në përgjithësi. Mirëpo, as ky fakt nuk ka qenë i mjaftueshëm që zyrtarët e institucioneve tona të konfirmojnë pritjen për njeriun e parë të auto sportit

Më datën 26 të këtij muaji, Kosovën do ta vizitojë Presidenti i FIA-s, francezi Jean Todt. Pra, bëhet fjalë për njërin nga personalitetet më të shquara në sportin botëror në përgjithësi.

Mirëpo, as ky fakt nuk ka qenë i mjaftueshëm që zyrtarët e institucioneve tona të konfirmojnë pritjen për njeriun e parë të auto sportit botëror. Kjo neglizhencë e tyre sigurisht që nuk i ka pëlqyer kryetarit të Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepit.


“Është për t’u habitur dhe njëkohësisht për çdo kritikë kjo qasje e zyrtarëve tanë. Todt është personalitet që gëzon respekt të madh në mbarë botën, prandaj për ne është nder ta kemi mysafir. Çuditërisht deri sot askush nga zyrtarët tanë nuk na kanë konfirmuar se do të organizojë pritje për të“, është shprehur Rexhepi.

Numri një i FASK-ut, thekson se Todt nuk po vjen rastësisht në Kosovë. “Vizita e tij është rezultat i një pune të madhe që është bërë në auto sportin tonë.

Masovizimi, jehona dhe interesimi për këtë sport ka bërë që për automobilizmin tonë të dëgjohet edhe jashtë kufijve dhe si rezultat i kësaj pune i kemi edhe ftesat e vazhdueshme për pjesëmarrje në gara të ndryshme ndërkombëtare, siç është kjo në Itali, drejt së cilës po nisemi sot”, ka shtuar Rexhepi.

Tetë garues nga Kosova dhe disa zyrtarë të FASK-ut do të jenë në Itali në garën që zhvillohet në Compabasso në këtë fundjavë.

Në trend Sport

Më shumë
Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ndërkombëtare
Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

La Liga
Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij

Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij

Ligat tjera
Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos

Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos

La Liga
Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi

Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi

La Liga
Befason ish-gjyqtari spanjoll – deklaron se ylli i Real Madridit duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq

Befason ish-gjyqtari spanjoll – deklaron se ylli i Real Madridit duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq

La Liga
Kalo në kategori