Mbrëmjen e së martës emisioni “Fiks Fare” ka vazhduar me investigimin për sigurinë ushqimore, duke u ndalur tek qumështi, një produkt që konsumohet nga të gjithë, por sidomos nga fëmijët.
Pavarësisht se është e ndaluar, në të gjitha tregjet e qytetit të Tiranës, shitet qumësht në shishe plastike nga banorët e fshatrave rreth kryeqytetit. Bidonët, që në shumicën e rasteve janë të deformuar nga përdorimi i shpeshtë, mblidhen nëpër koshat e plehrave dhe u shiten këtyre banorëve për 5 ose 7 lekë.
Një investigim i gazetarëve të “Fiks Fare” ka nxjerrë në pah rreziqet që sjell kjo tregti dhe pasojat që ka për konsumatorin. Rreziku bëhet edhe më i madh, pikërisht me rritjen e temperaturave, ku produktet ekspozohen nga pluhurat dhe dielli. Në minitregjet informale shiten edhe nënproduktet e qumështit, si gjalpi, djathi, gjizë, kos, etj.
Qumështi i shitur në kushte rruge nga banorët e fshatrave, i vendosur në shishe plastike të përdorura më parë, është i ndaluar që të tregtohet për shkak se është i pa kontrolluar. Nuk ka një ambalazh të përshtatshëm dhe është lehtësisht i kontaminueshëm. Për çdo sekondë që qumështi nuk ruhet në kushte frigoriferike, mikrobet në të shtohen me miliona. Dhe për më tepër, mund të mbart infeksione dhe sëmundje të transmetueshme tek njerëzit.
Lopët, dhitë dhe delet, edhe pse në pamje të jashtme duken të shëndetshme, mund të përcjellin nëpërmjet qumështit, për muaj dhe vite me radhë, brucela në sasi të mëdha. Njeriu bie në kontakt me “brucelozën” ose “ethet e melitensës” nëpërmjet konsumimit të këtij qumështi të infektuar (të pa zierë) ose të djathit të infektuar.
Bëhet fjalë për një sëmundje serioze, me kohëzgjatje të madhe, me rikthime të sëmundjes dhe me mundësi shfaqjesh të komplikimeve klinike.
Pavarësisht se është i ndaluar, në të gjitha tregjet e Tiranës shitet qumësht në shishe plastike. Por, ku i gjejnë ata këto bidonë? Për më tepër, janë bidonë që, në shumicën e rasteve, janë të deformuar nga përdorimi i shpeshtë. Për 100 apo 120 lekë të reja, në treg mund të blesh një bidon 1.5 litërsh qumësht.
“Fiks Fare” ka dokumentuar shitjen e qumështit në rrugë, madje edhe personat që mbledhin bidonë plastikë në kazanët e plehrave. Ata që janë më pak të deformuar, nuk i prishin, por i vendosin në qese të veçantë. Më pas, me “porosinë” e shitësve ambulant, i ruajnë dhe ua shesin atyre.
Një nga bashkëpunëtoret e “Fiks Fare”, bisedoi me disa nga personat që mbledhin bidonë plastikë në kazanet e plehrave, apo në vendgrumbullimet e tyre. Shumica e tyre pranuan që këta bidonë ja shisnin banorëve të disa fshatrave. Këta të fundit i përdorin për qumështin.
“Ti e hedh në plehra, unë marr bidonin dhe ia shes fshatarit”, i thotë gazetares së “Fiks Fare” një nga personat që mbledh bidonë në kazanet e plehrave. Megjithatë, ka edhe nga ata që, pavarësisht se mbledhin në plehra, nuk pranojnë që t’i shesin tek fshatarët edhe pse ja kërkojnë. Një prej tyre i thotë gazetares së “Fiksit” që të bëjë kujdes e të mos blejë qumësht në rrugë.
Kamera e “Fiks Fare” ka filmuar disa persona, të cilët shesin qumësht në rrugë, dhe i drejtohen kazanëve të mbeturinave për të marrë bidonë plastikë. Madje, disa prej tyre i marrin vetë nga këto kazanë. “Fiks Fare” bleu disa shishe qumështi në disa tregje në Tiranë. Madje, edhe tek banorët e fshatrave që i marrin bidonët në kazanët e mbeturinave. Këto shishe qumështi i dërguam për të kryer analizat pranë ISUV.
Pas analizave, qumështi në shishet plastike, doli me ngarkesë të lartë mikrobiologjike. Madje, edhe me qeliza somatike të larta, çka tregon që qumështi mbart infeksione. Ky qumësht që shitet në rrugët e Tiranës ishte e papërdorshëm, si për prodhim, ashtu edhe konsumim, pavarësisht se ekziston një mit që me zierjen mikrobet zhduken. Nëse pika e vlimit është 100 gradë, bashkë me një pjesë të mikrobeve zhduken edhe vlerat në vitamina që ka qumështi./tch/
Rreziqet nga qumështi që shitet në bidonë plastikë të ricikluar dhe në rrugë
– Mund të mbartë bakterie të rrezikshme si “Salmonella”, “E Coli” dhe “Listeria”.
– Jashtë frigoriferit, pas 20 minutash, bakteriet shtohen me një milion.
– Më pas, shumëzohen me 10 dhe 100 fish.
– Prania e mikrobeve dëmton proteinat.
– Dobëson sistemin imunitar tek fëmijët.
– Qumështi i infektuar shkakton “Brucelozën” ose “Ethet e melitensës”.
– Ka kosto të lartë ekonomike, blini sot lirë dhe paguani 100 fish për shëndetin nesër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë