Kur Superliga dhe Liga e Parë janë në pushim, klubet po mundohen ta shfrytëzojnë këtë për ndeshje miqësore.

Por një e tillë nuk ka shkruar mirë sot. Ndeshja mes Lirisë dhe Dukagjinit është ndërprerë.


Kjo pasi janë sulmuar gjyqtarët e ndeshjes në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Ka qenë Dukagjini që e ka lajmëruar rastrin në faqen zyrtare,  ku thuhet se vendasit i kanë sulmuar gjyqtarët.

Ndeshja në momentin e ndërprerjes ishte 0-0.

Dukagjini i Xhengiz Rexhepit është në Superligë, ndërsa Liria e Samuel Nikaj është pjesë e Ligës së Parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app