Skandali tek Onkologjiku ka qenë i paralajmëruar më parë nga KLSH dhe OBSH, por nuk iu kushtua rëndësi derisa u publikua në media.
Kështu tha mjeku Ilir Alimehmeti në “Dita Jonë”, sipas të cilit niveli i shpenzimeve të qytetarëve për shëndetësinë në vendin tonë është në nivel katastrofik.
“Kur e thotë KLSH e OBSH nuk i japim rëndësi. A nuk e ka tha OBSH që 60% e shpenzimeve shëndetësore del nga xhepat e qytetarëve. Mbi 15 % quhet ekstremisht e lartë, mbi 29% çon në rrënim katastrofik një familje. Kur e thotë OBSH nuk i vëmë rëndësi. Aty ka qenë gjithmonë ky problem se dështimi i shëndetësisë falas e tregoi qartë. Ne kishim gjithmonë pagesë nga xhepi, por kemi trajektore rritëse. 60% është niveli më i lartë europian në shkallë katastofike. Nga ana tjetër buxheti për shëndetësinë është 2.78%, më i ulëti në Europë”.
Duke iu referuar raportit të KLSH-së, mjeku Alimehmeti theksoi se qindra gra nuk marrim trajtim kimioterapie, ndërsa medikamentet vinë me vonesë. Sipas tij Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë për kancerin në Europë.
“KLSH në raportin vjet në gusht tha; 600 gra nuk marrin mjekim kimioterapie, 200 nuk kanë aparature orto voltazhi, ndër 13 medikamentet që kanë hetuar vijnë më vonesë nga 12-34 ditë kur vjen me vonesë nuk zbatohet skema e trajtimit. Dhe ne kemi përqindjen e vdekshmërisë më të lartë për kancerin në Europë. Të gjitha kanë qenë në raport zyrtar dhe ministrja ka patur një rast të lartë në dorë se u emërua në shtator. KLSH ka dhënë detyra e rekomandime për të cilat duhet të veprosh. Ligji të dënon për veprime e mos veprime dhe pas 9 muajsh dëgjojmë të njëjtën histori”.
I pyetur sesa do të ndikojnë masat e njoftuara një ditë më parë nga qeveria pas skandalit tek Onkologjiku, Alimehmeti theksoi se ligji ishte gati por pritej të ndodhte një inicident se nuk mund të bësh një ligj për dy ditë
“Nuk ka shans që të bëhej një ligj për dy ditë, ky ligj ishte gati, por pritej të ndodhte një incident. Se në janar dolën dhe thanë që mjekët mund të punojnë pasdite në QSUT në privat. Çështja është ku do punojnë pasdite këta në privat apo publik? Këtu është vetëm çështje e lekëve. Po ta vësh pasdite prapë dy punë bën ky mjek. Parimi duhet të jetë punë e denjë, pagë e denjë. Në konkurrencë mes publikut e privatit do të fitojë gjithmonë privati. Nëse i vë para një pikëpyetjeje të tillë do të kemi një largim nga sistemi shtetëror. Do rriten çmimet e privatit. Një urgjence t’i thuhet hajde pas një muaji, është neglizhencë mjekësore, dënohet penalisht”.
Alimehmeti sugjeroi rritjen e pagave të mjekëve dhe për këtë iu refuzua sondazheve të mjekëve të pyetur, të cilin ia kanë dhënë edhe Ministrisë së Shëndetësisë.
“Rroga e mjekëve nuk del as për njësinë familjare. Mjekët e sapodiplomuar është pak më pak se 2 milionë lekë të vjetra, mjekët e përgjithshëm me pak eksperiencë kërkojnë 1 milion e 100 lekë të vjetra, specializantët 1.5 milionë lekë të vjetra, kujtojmë që 61% të specializantëve i kemi me zero pagesa dhe mjekët specialistë 3.2 milionë lekë të vjetra. Nëse t’i u ofron diçka atyre që janë dakord ke edhe të drejtën të kërkosh. Mbështeti mjekët dhe këta do të fuqizojnë sistemin shëndetësor. Fuqizo mjekët se ka të bëjë me njerëzit dhe bëhet nga njerëz të tjerë. Burimet njerëzore janë të parat në sistemin shëndetësor”.
Sistemi shëndetësor publik nuk ka qenë asnjëherë prioritet, tha Mjeku Alimehmeti, por problemi qëndron edhe te centralizimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët