Skandali i korrupsionit në EULEX alarmon BE-në

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijancic.
Ajo edhe ka konfirmuar sërish se shefja e saj, Baronesha Ashton personalisht po merret me çështjen e hetimeve rreth pohimeve se në mesin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të EUELX-it kishte korrupsion.
Edhe nëse nga mesnata, Ashton më nuk do jetë në këtë post pasi që të njëjtin e merr italiania Frederika Mogherini, zyrtarët nënvizojnë se afera me EULEX do ketë përkushtimin e seriozitetin e njëjtë edhe të shefes së re të politikës evropiane dhe çështjeve të sigurisë, transmeton RTK.
Ndryshe Ulrike Lunacek, nënpresidentja e Parlamentit Evropian mbrëmë vonë doli me qëndrim se aferë me EULEX-in e vënë nën rrezik tërë kredibilitetin e politikës së jashtme dhe sigurisë të Bashkimit Evropian duke pas parasysh se është misioni më i madh dhe më i rëndësishëm i BE-së.
Andaj, Lunacek kërkoi formimin e organit të pavarur që do hetonte dyshimet për korrupsion brenda EULEX-it.
Ajo ka konfirmuar se tashmë i ka ndërmarrë masat për të ftuar në Parlamentin Evropian si Frederika Mogherinin ashtu edhe shefin e EULEX-it, Gabrielle Meucci për të raportuar para eurodeputetëve rreth aferës.
Maja Kocijancic shprehu gatishmërinë e institucionit që ajo e përfaqëson që t’i përgjigjet ftesave të Parlamentit Evropian në secilin moment.


















































