LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Izrael, ministri ka përdorur qepën për tu “përlotur” (Video)

Skandal në Izrael, ministri ka përdorur qepën për tu “përlotur” (Video)

Ministri izraelit i Punëve të Brendshme, Aryeh Deri është vendosur në shënjestër të kritikave të shumta në opinion, pasi në një video të publikuar zbulohet se gjatë fushatës zgjedhore ka përdorur qepë për të xhiruar një mesazh emocional drejtuar zgjedhësve, raporton Anadolu Agency (AA).

Televizioni izraelit “Kanal 2” publikoi videon në të cilën shihet se si ministri Deri, kryetar i partisë izraelite Shas, gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2015 sytë e tij i fërkon me qepë për të xhiruar një mesazh për votuesit, ku flet për ish-liderin e ndjerë të partisë Shas, rabinin Ovadi Yosef.


Në video shihet se si Deri me buzëqeshje thotë se askush nuk mund të lëshojë lot dhe të qajë, sado që të mundohet, më pas nga miku merr qepën dhe fërkon sytë, pas çka incizohet video-mesazhi në të cilën ai “i përlotur” flet për themeluesin e partisë dhe paraardhësin e tij Yosef.

Deri në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar ka ushtruar postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit pa resor, ndërsa për shkak të korrupsionit në vitin 2000 përfundoi në burg dhe aty qëndroi 22 muaj, prej gjithsej tre viteve, aq sa ishte i dënuar.

Lideri i partisë Shas u bë në vitin 2013, ndërsa në vitin 2015, po ashtu ishte ministër i Ekonomisë së Izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori