LAJMI I FUNDIT:

Skandal në aeroport, Bebe Rexhës i ndalohet hyrja në aeroplan veç pse i foli në shqip sigurimit – shfaqet duke qarë në video

Skandal në aeroport, Bebe Rexhës i ndalohet hyrja në aeroplan veç pse i foli në shqip sigurimit – shfaqet duke qarë në video
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në një nga fluturimet e kompanisë gjermane të fluturimit “Lufthansa” në Aeroportin e Mynihut, Gjermani.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është ndaluar agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i ka folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ai ishte shqiptar.

Artistja interpretuese e hitit “I’m A Mess” publikoi një video në InstaStory, ku shihej duke qarë me dënesë në aeroport.


“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.

Artistja ka qenë në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, dhe ishte në rrugën e saj duke u kthyer për në shtëpi, në Los Angeles – kur ndodhi ky skandal.

Bebe Rexha performon në Riad të Arabisë Saudite, elektrizon atmosferën për mijëra fansa në festivalin 'MDL Beast'
Lexo po ashtu Bebe Rexha performon në Riad të Arabisë Saudite, elektrizon atmosferën për mijëra fansa në festivalin 'MDL Beast'

E njëjta më pas, bëri edhe një reagim me shkrim duke shpejguar qartazi situatën dhe duke shprehur indinjatën e saj ndaj kompanisë së fluturimit.

“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri apo nuk tha diçka. Ai nuk do të më jepte emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja me nam botëror në InstaStory.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Kjo nuk është hera e parë që artistja çon pluhur me idenitetin e saj shqiptar, pasi javë më parë ajo shkaktoi një “tërmet” në mediat ballkanase, kur i quajti Shqipëri të gjitha trevat shqiptare si: Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Preshevën.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Kjo ndodhi gjatë një vizite në vendlindjen e babait të saj, Dibër – vend të cilin e vizitoi pas 12 vitesh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Moment i sikletshëm për Lelën - reagon ashpër ndaj veprimit të Drilonit

Moment i sikletshëm për Lelën - reagon ashpër ndaj veprimit të Drilonit

Magazina
Kalo në kategori