Qytetarët nuk po mund të pajisen me dokumente personale, si letërnjoftim, pasaportë e patentë-shofer në mungesë të materialit bazik për prodhimin e tyre, ndonëse në fund të janarit nga Ministria e Punëve të Brendshme u tha se janë pajisur me një pjesë të materialit bazik për prodhimin e dokumenteve.
Telegrafi ishte para objektit të Agjencisë së Regjistrimit Civil (MPB), aty ku qytetarët shkojnë për të aplikuar apo marr dokumentin përkatës, por që shumica prej tyre që dilnin nga kjo zyrë tregonin se nuk kanë kryer punë, kjo pasi në Agjencinë e Regjistrimit Civil që funksionon në kuadër të MPB-së, nuk ka material bazik për t’i prodhuar këto dokumente.
Qytetari, Zenel Kryeziu kishte ardhur për të shikuar nëse i ka dal ose jo patentë shoferi për nusen e djalit të tij.
Ai tha se ende nuk ka marr ndonjë përgjigje nga zyrtarët pse po i vonohet kaq shumë marrja e këtij dokumenti.
“Me këqyr për patentë shofer, s’po muj me kuptu çka është kjo punë. Nuk ka material. Kurrfarë përgjigje s’më kanë kthyer hiç. Se di çfarë përgjigje është kjo. Njeriu ka humb vendin e punës për leje. Ajo është në Slloveni, e po mendon që është si atje”, ka thënë Kryeziu.
Po ashtu edhe Naim Ramizi, ka ardhur në këtë zyrë për të njëjtën arsye.
Ai tregoi shqetësimin e tij se ende ka mbetur pa patentë shofer.
“Për patentë shofer, thanë nuk ka. Të 15 tetorit sot kanë ardh 7 copa. Thanë që nuk e dinë se kur mund të vinë. Materiali bazik mungon. Nuk mund të kryej shërbimet e mia ditore. Kerri sot nuk është luks, por nevojë familjare, personale, pune dhe krejt”, tregoi shqetësimin e tij.
Një tjetër qytetare tha se nuk arriti të marr letërnjoftimin e babait të saj edhe pse i nevojitet urgjentisht.
“Nuk kreva, kam pas dje letërnjoftimi me procedurë të përshpejtuar. E kam babën në spital por nuk ma kishin kry, e pritshin një vërtetim. Edhe atje në Shkup administrata pak me ngadalësi. Sot prapë hyri në procedurë e për nesër mëngjes duhet me marr”, u shpreh ajo.
Ndërsa, qytetarja tjetër Hidajete Çunaku sot ka aplikuar për pasaportë, por sipas saj, zyrtarët e Agjencisë për Regjistrim Civili i kanë thënë se për disa muaj nuk mund ta marr.
“Jo, se thanë nuk ka material. Kam ardh me apliku për pasaportë e thanë s’ka material. Ju thash ‘kam dëgju nëpër media që ka material’, e më tha s’ka asgjë zyrtarisht, e më kanë qit jashtë. Sot aplikova hera e parë. E pyeta sa duhet me prit, thash një muaj? Jo tha edhe më shumë prej shtatorit nuk ka material. Unë ju thash që kam dëgju nga mediat, më thanë që ke dëgju fjalë të kota se nuk material”.
Edhe qytetarja Salije Hyseni tregoi që zyrtarët e kanë njoftuar se nuk ka material bazik. “S’kemi material, e nëse e ke urgjent duheni mu lajmëru. Po shyqyr se kemi urgjent, e s’kish pas kallaballëk”, ka thënë Hyseni.
Ndryshe, Telegrafi është munduar në vazhdimësi javën e fundit që të marr një përgjigje nga zyra e informimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Në fund të muajit janar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kishin thënë se ishin pajisur me material bazik për prodhimin e dokumenteve personale si pasaporta dhe patentë-shofer.
Këtë e kishte bërë të ditur zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, në një prononcim për Telegrafin, sipas së cilës ishte thënë se “Ashtu siç kemi premtuar, një pjesë e materialit bazik për prodhimin e dokumenteve personale ka arritur në Kosovë gjatë kësaj jave. Në fillim të muajit shkurt dhe mars do të arrijë pjesa tjetër e materialit, bazuar në kontratë. Gjendja aktualisht është stabilizuar dhe qytetarët janë duke u pajisur me dokumente persona”.
Ndryshe, Kosova ende është duke u përballur me mungesë të materialeve për prodhimin e disa dokumenteve që nga muaji tetor i vitit të kaluar.
Ndërsa, më 7 janar, ishte raportuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i kishte dërguar letër zyrtare shtetit të Gjermanisë me lutje që të lejojë udhëtimin e shtetasve kosovarë me pasaporta të skaduara deri në zgjidhjen e situatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025