LAJMI I FUNDIT:

S’ka më mashtrime në kufi! BE pritet të fusë detektorë zbulues të gënjeshtrave

S’ka më mashtrime në kufi! BE pritet të fusë detektorë zbulues të gënjeshtrave

Me anë të inteligjencës artificiale dhe me një test për zbulimin e gënjeshtrave BE do të lehtësojë punën në kufi dhe të luftojë kriminalitetin. Kritikët dyshojnë dhe i quajnë rezultatet e testeve jo serioze.

Ai që do të dojë të hyjë në BE, në të ardhmen nuk do të takojë në kufi një njeri prej mishi e gjaku, por një nëpunës policie të krijuar nga kompjuteri – ky është plani.


Avatari do të verifikojë nga njëra anë dokumentet e udhëtimit, si pasaportën e udhëtimit, vizën dhe dëshminë për mjetet e nevojshme financiare.

Nga ana tjetër ai do të bëjë pyetje si nëpunës dogane, si për shembull për përmbajtjen e valixhes ose shkakun e udhëtimit.

Përgjigjet do të regjistrohen nga një kamera dhe do të analizohen.

Një program kompjuterik i ri do të jetë në gjendje që të dallojë në shprehjet e fytyrës të të intervistuarve, nëse ata thonë të vërtetën.

Nëse programi mendon se udhëtari thotë të vërtetën, kontrolli pasues nga një nëpunës i vërtetë kufiri është i shkurtër. Përndryshe verifikimi që pason është i gjerë.

Vitin që vjen, programi kompjuterik do të testohet në kalime të veçanta kufiri në Hungari, Letoni dhe Greqi.

Nëpunësi i kufirit që përfaqësohet nga kompjuteri duke përfshirë një test automatik për gënjeshtra, është pjesë e projektit kërkimor iBorderControl, në të cilin ndër të tjera bashkëpunojnë policia hungareze, mbrojtja letoneze e kufirit dhe Leibniz Universität Hannover.

Synimi është që kontrollet në hyrje të BE-së të përshpejtohen dhe të bëhen më të sigurta. Çdo vit në BE hyjnë 700 milionë vetë, tendenca është në rritje. Migrantët dhe kriminelët që duan ta kalojnë ilegalisht kufirin synohet që të konstatohen më lehtë përmes sistemit.

“I diskutueshëm nga ana shkencore”

Ekspertë të pavarur dyshojnë se ky projekt që kushton 4,5 milionë euro do të ketë sukses.

Nuk ka dëshmi shkencore që në shprehjet e fytyrës dhe në mimikë mund të dallohen gënjeshtrat, thotë Bennet Kleinberg.

Ai është profesor në Institutin e Shkencave Kriminalistike në University College London.

Me teknikën e përdorur mund të konstatosh vetëm nëse njeriu është në stres apo jo, thotë ai.

Stresi shpesh është i pashmangshëm në rrugë, për shembull kur do të arrish një fluturim në vazhdim, ose kur ke fëmijë të vegjël me vete, thotë Kleinberg.

Kjo sjell me vete rrezikun, që shumë njerëz t’i akuzosh si gënjeshtarë në kufi dhe t’ua nënshtrosh kontrolleve më të imëta, megjithëse i kanë dhënë përgjigje të sinqerta avatarit. Në një test me 30 testues, programi dalloi vetëm 76 për qind të gënjeshtrave.

Problemi kryesor është aspekti etik i komunikimit midis njeriut dhe robotit, thotë profesorja e shkencave juridike në Universitetin Leibniz Hannover, Tina Krügel.

“Kur një person pyetet nga një avatar, ai ndodhet në një situatë të panjohur për të. Ka rëndësi që një nëpunës kufiri të mund të reagojë si duhet ndaj personit dhe të mbajë parasysh sfondin kulturor”, thotë ajo.

Pjesëmarrja në test është vullnetare. Në fund rezultatet do t’i përcillen Komisionit Evropian, që do të vendosë nëse detektori do të bëhet pjesë e procedurës së hyrjes në BE. /dw/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori