Në vazhdimin e seancës parlamentare nuk pati kuorum për votimin Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.
Arsyetimin e këtij projektligji e bëri ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku theksoi se me këtë projektligj parashihet të shuhen dy agjenci, Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe siguri Bërthamore dhe Agjencia për Efiçiencë të Energjisë.
Ministri Sveçla kërkoi nga deputetët që reformimin e administratës ta konsiderojnë si prioritet shtetëror.
“Për mes kësaj vale të dytë të racionalizimit pritet të racionalizohen dy agjenci në kuadër të degës së ekzekutivit përkatësisht Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe siguri Bërthamore, aktualisht pjesë përbërëse e Zyrës së Kryeministrit dhe Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë aktualisht pjesë përbërëse e Ministrisë së Ekonomisë. Kështu Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe siguri Bërthamore propozohet të bartet nga Zyra e Kryeministrit në ministrinë përgjegjëse për Mjedis… Sa i përket Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë, ajo propozohet po ashtu të shuhet dhe kompetencat e deritanishme të barten në strukturë organizative brenda ministrisë përgjegjëse për energji”, tha ai.
Deputeti nga PDK-ja, Ferat Shala ka kritikuar ekzekutivin për sa i përket shuarjes së këtyre dy agjencive.
Ai tha se Qeveria po bën veprime të gabuara.
“Ju sot me ligj po dëshironi ta riktheni përsëri atje ku ka qenë, por ta dini se po bëni një veprim retroaktiv, kthim prapa në pikën zero. Kështu dëshiroj të keni një analizë të mirëfilltë për rolin dhe funksionin që ka me pasur kjo Agjenci. Pra, mendoni që po e ktheni atje ku ka qenë dhe në pikën fillestare. Ndërsa u kisha dhënë si rekomandim miqësor ta analizoni edhe një herë qëndrimin sa i përket Agjencisë për Efiçiencë”, theksoi ai.
Deputeti nga LDK-ja Avdullah Hoti tha se përmes këtij ligji po futen të gjitha agjencitë e ndryshme në një pako.
Madje, Hoti kërkoi që Agjencia e Statistikave të Kosovës duhet të jetë sa më e pavarur.
“Është e drejtë që të insistohet në vendosjen e vijave të llogaridhënies së agjencive ekzekutive, por këto agjenci nuk janë të njëjta. Sepse disa agjenci kanë nevojë t’ju rritet pavarësia funksionale. Kështu Agjencia e Statistikave duhet të largohet sa më shumë prej Qeverisë dhe puna e tyre të jetë profesionale në prodhimin e statistikave të paanshme të raporteve”, tha Hoti. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit