Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe bën postime të shumta me fansat.

Ajo është kritikuar në masë të madhe për dukjen, peshën e së fundmi edhe për lidhjen e dashurisë me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.


E njëjta së fundmi ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet duke buzëqeshur dhe shton se pas kësaj ka shumë dështime.

Fifiiii Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Fifit (pa ndërhyrje):

“Pas kesaj buzeqeshje ka shume plage qe jam mundu me vite me i sheru .. pas kesaj buzeqeshje ka shume deshtime .. pas Fifit qe e shihni ju eshte nje femije i vogel qe nuk kishte dhe u deformu t’u punu per me bo e me arrit dicka ne jete .. pas cdo shperthimi emocional qe kam pas -dicka keni pa e dicka s’keni me pa kurre - ka shume thika , ka shume brryla e ka shume te padrejtesi qe s’keni me i kuptu se nuk i keni provu .. gjithsesi .. si njeri qe jam me te meta - e me budallaki - me te mira e te kqijaa - JAM NJERI”. /Telegrafi/