Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është futbollisti i njohur Armend Thaqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Thaqi mes tjerash ka folur edhe për transferimin e tij të dështuar te Sivasspori dhe prapaskenat mbrapa kësaj “marrëveshje”.


“Direkt ka ardhë oferta prej Sivassporit edhe një ofertë me thanë, materialisht shumë e kënaqshme”.

“Unë për vete kam qenë shumë i kënaqur për shkak se ka qenë në janar, domethënë ata gjashtë muaj plus dy vite e gjysmë tjera kontratë, kontratë që të siguron shumë sende”.

“Ballkani e ka refuzuar ofertën por kanë qenë diku ndoshta rreth 430-440 mijë dollar domethënë për dy vite e gjysmë, plus kanë paguar edhe transferin”.

“Tash, Cima është njeri shumë korrekt, domethënë shumë njeri i mirë, më ka thënë direkt në sy. Nuk të lëshoj, edhe kush e di se çfarë ofertë të vijë nuk të lëshoj sepse ishim afër që të bëheshim kampion në janar ku me të lëshu”.

“I humbas 1 milion dhe nuk më kryejnë punë 100-200 mijë që i ofron Sivasspori”, ka rrëfyer Thaqi.

Episodin e plotë me Armend Thaqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app