Është riaktivizuar sërish zjarri në Dropull pak pas mesditës së të enjtes.

Fillimisht është raportuar se flakët janë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje, por më pas, të i favorizuar edhe nga era, zjarri është përhapur me shpejtësi, shumë pranë banesave, raporton Euronews Albania.


Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa po hetohet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Prej ditësh, disa vatra zjarri kanë qenë aktive dhe pas ndërhyrjes edhe të helikopterit zjarri ishte lokalizuar. /Telegrafi/