Edhe tri ditë kanë mbetur për qytetarët serbë që janë të interesuar t’i konvertojnë targat ilegale në RKS. Në vizitat e fundit në Kosovë, emisari e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit për targat ilegale serbe edhe për dhjetë muaj.
E për çështjen e targave, të enjten këshilltari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka pas një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti. Chollet ka theksuar se me Kurtin ka biseduar për shmangie të tensioneve si dhe shtyrje të zbatimit të vendimit për targat.
Në lidhje me këtë për sigurinë në vend kanë folur nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, të cilët në përgjigjen e tyre dërguar Telegrafit thanë se trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes.
Sipas përgjigjes së tyre, KFOR-i i udhëhequr nga NATO është duke zhvilluar një stërvitje rutinë për një nga njësitë e saj rezervë.
E cila siç thanë nga ky mision do të rezultojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren.
“KFOR-i vazhdon të kryejë çdo ditë misionin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të siguri në lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe të Organizatave të Sigurisë së Kosovës si dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë. Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes. Në përgjithësi, situata është stabile dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim në qëndrimin e forcave të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Në këtë periudhë, gjithashtu, Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO është duke zhvilluar një stërvitje rutinë për një nga njësitë e saj rezervë. Kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren”, i kanë thënë Telegrafit nga zyra e KFOR-it.
Në përgjigjen e tyre po ashtu është bërë e ditur se njësitë janë duke kryer aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e tyre të lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, sipas mandatit të KFOR-it.
“Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të niset nga Kosova. Tani është koha për të shmangur veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të dërgojnë në përshkallëzim ose dhunë të panevojshme”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Bytyqi: Investitorët e huaj po ikin, Qeveria me letër e shuan zjarrin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fatmir-bytyqi-380x233.jpeg)
Bytyqi: Investitorët e huaj po ikin, Qeveria me letër e shuan zjarrin
![Këshilli Gjyqësor: Çdo përpjekje për minimin e pavarësisë së gjyqësorit është një kërcënim i drejtpërdrejtë për pavarësinë dhe demokracinë e shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Keshilli-Gjyqesor-380x233.png)
Këshilli Gjyqësor: Çdo përpjekje për minimin e pavarësisë së gjyqësorit është një kërcënim i drejtpërdrejtë për pavarësinë dhe demokracinë e shtetit
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-380x233.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Çka e gjeti KQZ-në?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/564151-780x439.jpg)
Çka e gjeti KQZ-në?
![KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-4-780x439.jpg)
KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora
![Kapen artefakte e monedha romake, arrestohet një person në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739460131-780x439.jpg)
Kapen artefakte e monedha romake, arrestohet një person në Gjilan
![Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-5-780x439.jpg)
Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![GJKKO e la në burg, reagon sërish Veliaj: Dje kam zbuluar një skandal të rëndë në sallën e gjyqit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lali-eri-780x439.jpg)
GJKKO e la në burg, reagon sërish Veliaj: Dje kam zbuluar një skandal të rëndë në sallën e gjyqit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi