LAJMI I FUNDIT:

Situata politike rritë ngecjen në ekonomi (Video)

Situata politike rritë ngecjen në ekonomi (Video)

Rrëzimi i Qeverisë dhe zvarritja e implementimit të pakos fiskale është duke vazhduar ta dëmtojë rëndë ekonominë e vendit, e cila edhe ashtu është në nivelin më të ultë në rajon.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një intervistë për KosovaPress u shpreh se në mënyrë të pakontestueshme pakoja fiskale 1 ka pasur përmirësim sa i përket krijimit të bizneseve, ndërkohë që përgatitjet për zbatimin e pakos fiskale 2, edhe pse janë finalizuar do të shtyhen deri në themelimin e Qeverisë së re.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka treguar se mund të ketë ngecje në zhvillimin ekonomik nga gjendjA aktuale politike.

“Definitivisht duhet të kuptohet që është koha kur duhet të ndahet ekonomia nga politika”, ka thënë ai.

Edhe pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “Meka”, Burim Piraj, tregon se rrëzimi i Qeverisë po ka ndikim të drejtpërdrejtë në bizneset vendore.

“Ne si biznes dhe si ekonomi kemi pritur se pako fiskale 2 do të fuqizohet” potencoi ai.

Pakoja fiskale 2 e cila nuk është prezantuar asnjëherë në tërësi, është thënë nga Qeveria se përmban masat më të rëndësishme për fuqizimin e kompanive vendore për të krijuar biznese dhe është konsideruar si opsioni më ideal për zhvillimin e ekonomisë së tanishme. /KP/