LAJMI I FUNDIT:

Situata e krijuar, Kanadaja thotë se disa trupa do të largohen përkohëisht nga Iraku

Situata e krijuar, Kanadaja thotë se disa trupa do të largohen përkohëisht nga Iraku

Disa prej 500 trupave ushtarakë të Kanadasë të vendosur në Irak do të transferohen përkohësisht në Kuvajt për arsye sigurie.

Kështu ka thënë një zyrtar i lartë ushtarak i vendit të martën, duke shtuar se një lëvizje e tillë po bëhet për shkak të frikës nga hakmarrja e mundshme pas një sulmi ndaj komandantit të lartë ushtarak të Iranit.


Gjenerali Jonathan Vance, shefi i shtabit të mbrojtjes, tha në një letër drejtuar familjeve ushtarake se “lajmet që vijnë nga Lindja e Mesme janë alarmante për shumë prej jush”.

“Disa nga njerëzit tanë do të transferohen përkohësisht nga Iraku në Kuvajt”, shtoi ai. “E thënë thjesht, ne po e bëjmë këtë për sigurinë e tyre”.

Disa nga trupat kanadeze po marrin pjesë në një mision të NATO-s ndërsa të tjerët po kryejnë Operation Impact, një iniciativë kanadeze për të trajnuar ushtarë në Irak, Jordani, Liban dhe Kuvajt.

Siç bëhet e ditur, në përgjithësi, rreth 800 trupa kanadeze janë në Lindjen e Mesme.

Më parë gjatë ditës, NATO tha që po largonte disa prej trajnerëve të saj nga Iraku, pa dhënë detaje.

Ndërkohë, kryeministri kanadez Justin Trudeau thuhet të ketë biseduar të hënën me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe të dy “theksuan rëndësinë de-eskalimit të tensioneve të përshkallëzimit dhe nevojën për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në Irak”, tha zyra e Trudeau në një deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori