LAJMI I FUNDIT:

Sipas analistëve kriza politike më së tepërmi godet shqiptarët (Video)

Sipas analistëve kriza politike më së tepërmi godet shqiptarët (Video)

Metodologjia e fundit për pastrimin e listës zgjedhore ku rreth 30 mijë shqiptarëve ju kontestohet e drejta e votës, është edhe një dëshmi se sa herë që vendin e kaplon një krizë politike, më së shumti dëmtohen shqiptarët. Kështu shprehen për Tv Shenja analistët politik në vend, të cilët rikujtojnë se problemi i cili fillimisht u ngrit për 200 mijë votues maqedonas të cilët opozita i quante fiktiv, në fund rezultoi në kurriz të votuesve shqiptarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Mua më vjen keq që gjithmonë çdo iniciativë për ti rregulluar punët brenda shtetit kur janë në pyetje problemet politike, fatkeqësisht, çdo gjë përfundon në dëm të shqiptarëve”, tha analisti Xhabir Ameti.


Për këtë situatë fajin më të madh analistët Xhabir Ameti dhe Ismet Ramadain e hedhin tek negociatorët shqiptarë në bisedimet e Përzhinos, Artan Grubi dhe Imer Aliu dhe dy partitë e tyre, BDI dhe PDSH. Analistët rikujtojnë se negociatorët shqiptarë në këto bisedime kanë qenë në raport të njëjtë me ato maqedonas, siç nuk ndodh në asnjë institucion apo rast tjetër ku shqiptarët asnjëherë nuk arrijnë 50 për qind siç ishte rasti në Përzhino.

“Tash unë ta kërkoj arsyen, ka shumë arsye, por njëra nga arsyet kryesore është ngathtësia e faktorit politik shqiptarë, qoftë e pozitës, qoftë e opozitës, ata kanë marrë pjesë në bisedime. Në bazë të rezultatit të atyre bisedimeve ku ne dalim me 40 mijë njerëz të pasigurt për zgjedhjet e ardhme, del se ata kanë heshtur dhe kjo është një fatkeqësi e madhe”, thekson analisti Xhabir Ameti.

“Po këtu shtrohet pyetja se ç’bëjnë, ose cili ishte roli i përfaqësuesve të partive politike këtu, I zotërive Grubi dhe Imeri të cilët aq lehtë janë pajtuar për një kompromis të tillë. Ç’ndodh me përfaqësuesit tanë shqiptarë të cilët janë në KSHZ”, thonë analisti Ismet Ramadani.

Ramadani gjithashtu thotë se janë të papranueshme edhe tendencat e fundit që përgjegjësia për këtë skandal të hidhet tek negociatorët, siç ndodhi në Kuvend kur deputetët e BDI-së u shprehën kundër ndryshimeve në kodin zgjedhor, duke hedhur fajin vetëm mbi Artan Grubin. Ramadani thotë se në bisedime ka pasur konsultime me krerët partiak dhe negociatorët nuk kanë marrë asnjë vendim pa pyetur liderët e tyre, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes e moshuara e cila para dy viteve ishte rrahur nga infermierët në Pejë

Vdes e moshuara e cila para dy viteve ishte rrahur nga infermierët në Pejë

Lajme
I ligjshëm vendimi për kthimin e Sekiraqës në paraburgim, mund të arratiset dhe t’i shmanget drejtësisë, konstaton Supremja

I ligjshëm vendimi për kthimin e Sekiraqës në paraburgim, mund të arratiset dhe t’i shmanget drejtësisë, konstaton Supremja

Drejtësi
Qeveria miraton vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave në Leposaviq dhe Zubin Potok

Qeveria miraton vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave në Leposaviq dhe Zubin Potok

Lajme
Kadeti Albin Bytyçi diplomon në Akademinë më prestigjioze në botë të forcave ajrore “US Air Force Academy”

Kadeti Albin Bytyçi diplomon në Akademinë më prestigjioze në botë të forcave ajrore “US Air Force Academy”

Siguri
Paralajmërimet për hapjen e urës së Ibrit, Stano: Çdo vendim lidhur me këtë të diskutohet dhe të merret në dialog

Paralajmërimet për hapjen e urës së Ibrit, Stano: Çdo vendim lidhur me këtë të diskutohet dhe të merret në dialog

Lajme
Presidentja Osmani pritet me nderime të larta e ceremoni ushtarake në El Salvador

Presidentja Osmani pritet me nderime të larta e ceremoni ushtarake në El Salvador

Lajme
Kalo në kategori