LAJMI I FUNDIT:

“Siparantum”, të hënën me koncert në Pejë

“Siparantum”, të hënën me koncert në Pejë

Kori i qytetit të Pejës, “Siparantum”, të hënën, më 23 prill, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, paraqitet me koncert recital duke filluar nga ora 20:00.

Në këtë mbrëmje do të ekzekutohen vepra të kompozitorëve të njohur botëror. Ndërsa, do të jetë premierë vepra “Siparantum” nga Kreshnik Aliçkaj, e kompozuar enkas për këtë kor. Në mesin e shumë veprave të njohura do të jetë “Bohemian Rhapsody” nga Queen, që kësaj radhe vjen nën interpretimin e Matej Karaqit në përcjellje të pianistit Agron Shujaku.


Më 26 prill kori do të paraqitet në kuadër të festivalit Post-DAM, bashkë me korin e shkollës së mesme të muzikës “Halit Kasapolli” nga Peja, në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë. Ndërsa, më pas do të udhëtojë për në festivalin ndërkombëtar “Nancy voix du monde”, që mbahet nga 9-13 maj në Nancy të Francës. /Telegrafi/