LAJMI I FUNDIT:

Singapori miraton testin e frymëmarrjes për Covid-19 që jep rezultat të menjëhershëm

Singapori miraton testin e frymëmarrjes për Covid-19 që jep rezultat të menjëhershëm

Një test i frymëmarrjes i krijuar për të zbuluar Covid-19 dhe për të dhënë rezultate të sakta brenda një minute është aprovuar për përdorim në Singapor, tha Universiteti Kombëtar i Singaporit në një deklaratë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, testi, i zhvilluar nga NUS Breathonix, funksionon shumë si një test standard i aparatit të frymëmarrjes që policia mund të përdorë për të parë nëse një shofer është i dehur.

Kështu, Singapori do të kontrollojë udhëtarët e ardhur nga Malajzia në pikën e kontrollit Tuas në anën perëndimore të ishullit.


Dhe kushdo që rezulton pozitiv në testin e frymëmarrjes do të shqyrtohet në një provë konfirmuese PCR.

Singapori aktualisht skanon aplikantët me analiza të shpejta antigjeni, të cilat do të vazhdonin së bashku me aparatet e marrjes së ajrit.

Testet e sakta me shpejtësi mund të jenë thelbësore për të ndihmuar zhbllokimin e një sektori udhëtimesh që është ngadalësuar gjatë pandemisë.

Kjo sidomos për këtë vend, i cili edhe kur SHBA dhe pjesë të Evropës fillojnë të rihapen, sikurse vendet e tjera “Covid-Zero” në Azi kanë hezituar të hapin kufijtë dhe kanë goditur ashpër “çdo shenjë të ndezjes”.

Në fund bëhet e ditur se testi Breathonix deri tani i është nënshtruar tri provave klinike, dy në Singapor dhe një tjetër në Dubai.

Dhe ai arriti një ndjeshmëri prej 93% dhe specifikë prej 95% në një studim pilot të hershëm me bazë në Singapor që përfshiu 180 pacientë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Botë
Kalo në kategori