LAJMI I FUNDIT:

Sindikatat nuk tërhiqen: Greva, nëse Ligji i pagave nuk miratohet deri në mars

Sindikatat nuk tërhiqen: Greva, nëse Ligji i pagave nuk miratohet deri në mars

Ligji i pagave është arsyeja pse viti 2022 mund të merr epitetin si vit i grevave dhe protestave. Sindikatat në Kosovë nuk po tërhiqen nga kërkesa e tyre që ky ligj të miratohet, dhe nëse kjo kërkesë e tyre nuk realizohet deri në muajin mars, siç ka premtuar Qeveria, paralajmërojnë greva e protesta.

Përveç miratimit të ligjit që do të rregullojë pagat në nivel vendi, sindikatat po kërkojnë që përfaqësuesit e tyre të jenë pjesë e grupit punues për hartimin e të njëjtit.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, thotë se kërkesa e sindikatave për miratim të Ligjit të pagave është tejet e drejtë.


Ai thotë se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre që ky ligj të merr dritën e gjelbër gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në të kundërtën potencon se do të ndërmarrin veprime sindikale.

“Ne po besojmë që kërkesat e sindikatave, po këtu po them edhe BSPK, ne besojmë që do të realizohen, mirëpo ne jemi në kontakt non-stop me anëtarësinë tonë dhe në çdo moment ne jemi të gatshëm që të veprojmë edhe si sindikalistë. Kërkesat tona janë të drejta, Ligji i pagave të shkojë në Kuvend, të jemi pjesë e diskutimeve të Ligjit të pagave, kështu që të votohet dhe të ecë përpara. Ne nuk kemi shumë dëshirë të shkojmë tek grevat dhe protestat, mirëpo nëse nuk kemi rrugëdalje tjetër atëherë edhe ato janë opsion i arritjes së qëllimeve tona”, thotë Hykolli.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës gjatë vitit të kaluar kishte paralajmëruar mbajtjen e një proteste më 4 dhjetor, por që më pas e anulua pas premtimit nga ana e Qeverisë se ligji do të shkojë në Kuvend në muajin mars.

Nëse ky premtim nuk realizohet, kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj, thotë se do të ndërmarrin veprime sindikale për të kërkuar miratimin e Ligjit të pagave.

Përfaqësuesi i mësimdhënësve potencon se nëse do të hyjnë në greva atëherë orët e humbura nuk do të zëvendësohen.

“E tëra varet se cili do të jetë marsi, e sidomos çka do të na sjellë fundi i marsit, nuk varet nga ne, varet nga Qeveria Kurti. Nëse ata punojnë dhe i mbajnë fjalët dhe premtimet ne do t’i përgëzojmë publikisht, por nëse ata e konsiderojnë se këtë afat mund ta zvarrisin, ta prolongojnë, ta zgjasin, le ta dinë se SBASHK-u pastaj do t’i kthehet anëtarësisë. Do ta pyes anëtarësinë dhe Këshilli Drejtues që është organi më i lartë do të sjellë vendim meritor dhe nëse nuk ndodhin gjërat siç duhet unë kam frikë se fundi i marsit do të na sjellë në situatën që e kishim dikur pikërisht për këtë ligj kur u detyruam të hyjmë në grevë, e cila pastaj zgjati tri javë”, thotë Jasharaj.

Në anën tjetër, Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, shprehet skeptik që ligji do të miratohet në mars të këtij viti, për çka thotë se grevat janë të pashmangshme.

“Ky është lajm i keq për popullin së pari, se ne kemi pezulluar grevën pikërisht për hatër të popullit, për shkak të gripit sezonal që kemi shumë raste dhe pas festave do të ulemi edhe një herë Këshilli Drejtues, në koordinim edhe me sindikatat e tjera, e dini që këta kanë premtuar që diku kah marsi do të shkojë ky Ligj i pagave. Unë personalisht jam shumë skeptik, mirëpo nëse nuk shkon atëherë ju i dini deklaratat e të gjitha sindikatave, këtu hyn edhe shëndetësia, arsimi, shërbyesit civilë, atëherë ka frikë se do të kemi fillimin e një reagimi sindikal pak më të fortë në Kosovë”, thotë Syla.

Përveç miratimit të ligjit, sindikatat po kërkojnë që të jenë pjesë e grupit punues për hartimin e tij edhe përfaqësuesit e sindikatave.

Kryetari i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, thotë se pjesëmarrja e sindikatave në grupin punues është shumë e rëndësishme pasi që janë punëtorët ata që preken nga ky ligj.

“Ligji i pagave është shumë i rëndësishëm dhe ne mendojmë që ky ligj duhet të shkojë sa më shpejtë, por normalisht që duhet të jenë pjesë edhe sindikatat pjesë e draftimit të ligjit për arsye se më së shumti e prek këtë kategori të punëtorëve. Ligji i pagave është shumë i rëndësishëm sepse e stabilizon edhe shtetin, e stabilizon edhe anën ekomomike të shtetit, për këtë arsye ne po kërkojmë që Ligji i pagave të draftohet, të miratohet, mirëpo duhet të ketë shumë kujdes”, thotë ai.

Qeveria fillimisht kishte premtuar se Ligji i pagave do të miratohej në Kuvend deri në fund të muajit nëntor, gjë e cila nuk u realizua.

Ligji i pagave ishte miratuar nga qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, por i njëjti është rrëzuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori