LAJMI I FUNDIT:

Sindikata për Kulturë kërkon rritjen e pagave, Ministria premton marrëveshje (Video)

Sindikata për Kulturë kërkon rritjen e pagave, Ministria premton marrëveshje (Video)

Të punësuarit në institucionet e kulturës tanimë 12 vjet nuk kanë marrëveshje kolektive dhe punojnë me rroga minimale.

Sindikalistët e Kulturës së Republikën së Maqedonisë shprehën të revoltuar sepse edhe pas insistimeve të shumta as në buxhetin e vitit 2019 nuk janë ndarë mjete për rritjen e pagave të tyre dhe për nivelizimin e të njëjtave.


Ligji ende nuk është sjellë, por as mjete për marrëveshje kolektive nuk ka.

Kryetarja e Sindikalistëve të Kulturës së Republikës së Maqedonisë Sanja Arsovska tha se më nuk mund të durojnë këtë padrejtësi.

“Rrogat në nëpër institucionet kulturore janë shumë të vogla dhe të punësuarit në këtë institucion nuk mund që ta durojnë këtë padrejtësi që është duke u ndodhur ndër vite. Dhe nuk mund të flasim për zhvillimin kulturorë përderisa kemi të punësuar që e japin kulturën dhe kujdesen për kulturën të jetojnë në prag të ekzistencës së tyre”, tha Sanja Arsovska, kryetare e SKRM.

Sindikalistët që nga dita e martë kërkojnë përgjigje nga Ministria e Kulturës dhe ende nuk ka kanë marrë. Ministrin në fjalë e kontaktoi edhe TV21. Nga atje thonë se mjetet e nevojshme për realizimin e kësaj marrëveshje do të sigurohen pas analizave të shërbimeve profesionale të Ministrisë së Kulturës dhe përfaqësuesve të Sindikatës.

Ministria e Kulturës shpreh keqardhje që akoma nuk janë krijuar kushte për nënshkrimin e një marrëveshje të re kolektive, me të cilën do të kapërcejë problemet e grumbulluara prej kohësh në këtë fushë. Ministri i Kulturës ka nënvizuar në pres-konferencë se prioritet i tij kryesor mbetet ligji i ri për interes publik në kulturë, me miratimin e të cilit në Kuvendin e RM-së, dhe pas miratimit të ligjit të ri për administratën publike, do të realizohen kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive në kulturë. Mjetet e nevojshme për realizimin e kësaj marrëveshje në mënyrë shtesë do të sigurohet pas analizave të shërbimeve profesionale të Ministrisë së Kulturës dhe përfaqësuesve të Sindikatës reprezentative.

Megjithatë sindikalistët thanë se afati i fundit për plotësimin e kërkesave të tyre do të jetë 31 dhjetori. Nëse deri atëherë nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata janë të gatshëm siç thanë t’i bllokojnë të gjitha aktivitete kulturore dhe të dalin në rrugë./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori