LAJMI I FUNDIT:

Sindikata fajëson menaxhmentin e Aeroportit “Adem Jashari” për tollovinë e shkaktuar në terminal

Sindikata fajëson menaxhmentin e Aeroportit “Adem Jashari” për tollovinë e shkaktuar në terminal

Sindikata e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari’” e ka fajësuar kompaninë menaxhuese “Limak” për tollovinë e shkaktuar pasditen e kësaj të premte.

Kryetari i kësaj sindikate, Bashkim Latifi, potencon se kjo tollovi ka ndodhur për shkak të numrit të vogël të punëtorëve dhe mos përgatitjes së “Limak-ut” për fluks të madh të fluturimeve.


“Këto tollovi e pritje të gjata nuk janë shkaktuar për fajin e punëtorëve dhe se lajmet për anulime janë gënjeshtra vetëm për ta larguar fajin nga Limaku. Limaku ka hyrë në sezone të fluturimeve pa u përgatitur madje me numër të vogël të punëtorëve për shkak të largimit të jashtëligjshëm të një numri të madh të punëtoreve”.

‘’Më lejoni t’iu sqaroj si përfaqësues i punëtorëve se këto tollovi e pritje të gjata nuk janë shkaktuar për fajin e punëtorëve dhe se lajmet për anulimin e fluturimeve janë gënjeshtra, vetëm për ta larguar fajin nga ‘Limaku’. ‘Limaku’ ka hyrë në sezonin e fluturimeve pa u përgatitur, madje me numër të vogël të punëtorëve për shkak të largimit të jashtëligjshëm të një numri të madh të punëtorëve’’, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Sipas Latifit arsyeja e pritjeve të gjata është fakti se janë vetëm dy punonjës në shërbimin e ‘’check-in’’.

‘’Arsyeja e pritjeve të udhëtarëve është numri i vogël i punëtorëve, ku vetëm dy punonjës në chech-ik shërbejnë një aeroplan, gjë që është jashtëzakonisht pak, andaj edhe vonesat eventuale që mund të shkaktohet janë pikërisht për këto arsye’’.

‘’Punëtorët janë të stër-ngarkuara me pushime vjetore të anuluara, të cilët po punojnë me orar të stër-ngarkuar e të gjata mbi 12 orë. Punëtorët e pakët në numër po ngarkojnë/shkarkojnë dhjetëra tonë bagazhe brenda një ndërrimi’’.

Mes tjerash në kumtesë thuhet se Sindikata e kishin paralajmëruar një gjë të tillë më herët, por sipas tyre menaxhmenti i Aeroportit i ka injoruar.

Ndryshe, një punëtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”, është sulmuar sonte derisa ishte në detyrë në shërbim të udhëtarëve.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, e cila ka dënuar këtë akt të ulët. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori