Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil (SPAAC) ka reaguar lidhur me mungesën e transparencës gjatë procesit të ndryshimit të rregullimit të brendshëm dhe strukturës organizative të agjencisë, e iniciuar nga drejtori i përgjithshëm i AAC-së.
Sipas SPAAC-it, ka mungesë të transparencës gjatë procesit të ndryshimit të rregullimit të brendshëm.
“SPAAC që nga inicimi i procesit me rastin e krijimit të Grupit Punues për hartimin e Projekt-rregullores për Organizimin e Brendshëm të AAC-së, ka kërkuar vazhdimisht informata dhe transparencë në lidhje me procesin, përmes shkresave dhe takimit të mbajtur me drejtorin e përgjithshëm. Pavarësisht premtimeve të dhëna, drejtori i përgjithshëm i AAC-së ka shpërfillur këto kërkesa. Nga shqetësimet e ngritura nga SPAAC ka qenë fillimisht fakti se në Grupin Punues për hartimin e Projekt-rregullores nuk është përfshirë asnjë anëtar i SPAAC, dhe për më tepër nuk janë përfaqësuar as katër nga pesë departamentet profesionale-teknike të AAC-së. SPAAC ka kërkuar përfshirjen në Grupin Punues duke qenë se shumica e anëtarëve të saj kanë përvojën më të gjerë profesionale dhe menaxheriale por kjo kërkesë nuk është përfillur”, thuhet në reagim.
Po ashtu, thuhet se ndonëse është obligim ligjor por që projekt rregullorja nuk i është përcjell SPAAC për konsultim.
“Përkundër premtimeve, Projekt-rregullorja nuk i është përcjellë SPAAC për konsultim, ndonëse ky është edhe obligim ligjor që buron mes tjerash nga Ligji për Organizmin Sindikal, që obligon menaxhmentin për të zhvilluar dhe promovuar dialogun social. Edhe pse në emër të ‘transparencës’, sipas udhëzimeve të Drejtorit të përgjithshëm Grupi punues ka kërkuar nga drejtorët e departamenteve në një afat shumë të kufizuar të dërgojnë inputet për rregulloren, është imponuar në mënyrë eksplicite ideja e drejtorit të përgjithshëm për organizimin e brendshëm. Në asnjë fazë të procesit nuk ka pasur komunikim apo konfirmim për përfshirjen apo jo të këtyre inputeve. Projekt rregullorja nuk është vënë as në konsultim edhe pse konsultimi publik i akteve normative është obligim ligjor sipas Rregullores (QRK) 05/2016 për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik, nenet 4 dhe 5.2.1.6”, vijon reagimi.
Shoqata kërkon që të respektohen standardet ndërkombëtare nga ICAO dhe EASA për nivelin e kërkuar të aftësive dhe kompetencës së stafit profesional.
“Shqetësimi më serioz i ngritur nga SPAAC është respektimi i standardeve ndërkombëtare nga ICAO dhe EASA për nivelin e kërkuar të aftësive dhe kompetencës të stafit profesional, si dhe për organizimin e brendshëm gjatë hartimit të Projekt rregullores në përputhje me kapacitetet teknike dhe nivelin e zhvillimit të industrisë së aviacionit në Kosovë. Këtë shqetësim ka ngritur edhe Autoriteti i Aviacionit Civil. Komisioni Evropian në shkresën drejtuar Ministrit të Infrastrukturës, 14 tetor 2020, përmes së cilës ka kërkuar që standardet dhe rrethanat specifike në aviacion duhet të merren parasysh gjatë ndryshimit të rregullimit të brendshëm në AAC përpos kërkesave të reformës së administratës publike. Kjo, sidomos për ruajtjen e kapaciteteve profesionale në të cilat ka investuar shumë si shteti i Kosovës ashtu edhe Komisioni Evropian dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë”, thuhet mes tjerash në reagim.
SPACC nëpërmjet këtij reagimi ka edhe një thirrje ndaj Bordit Mbikëqyrës të AAC-së, Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit.
“AAC-ja është agjenci e përfshirë në valën e parë të racionalizimit të agjencive të pavarura, që do të thotë se statusi i saj do të përcaktohet së shpejti dhe me këtë do të afektohej sërish rregullimi i brendshëm. Iniciativa për të ndërruar rregullimin e brendshëm në këtë fazë transitore na bën edhe më të shqetësuar për ndikimin që këto veprime kanë në punën e AAC-së pasi që linjat e paqarta raportuese të ndryshuara kuturu sjellin konfuzion te stafi, dhe nga përvoja e kaluar e dimë që kanë dëmtuar punën dhe kanë sjell pasoja në siguri. I bëjmë thirrje Bordit Mbikëqyrës të AAC-së, Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit që gjatë vendimmarrjes lidhur me rregulloren e brendshme të AAC-së të jenë vigjilent mbi procesin jo-transparent dhe përjashtues që është zhvilluar në AAC gjatë hartimit të saj dhe të parandalojnë cenimin e mëtutjeshëm të integritetit dhe kompetencës profesionale të AAC-së që do të kishte ndikim negativ në përformancën e AAC-së gjatë mbikëqyrjes së sigurisë së aviacionit civil në Kosovë”, përfundon reagimi i SPACC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/a192b60c-3e2e-476b-86b6-e8c8bbfd769d-780x439.jpg)
Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim