LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Policisë: Jeta e policëve po rrezikohet, institucionet shtetërore të reflektojnë

Sindikata e Policisë: Jeta e policëve po rrezikohet, institucionet shtetërore të reflektojnë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj sulmeve kundër policëve të Kosovës që ndodhën tri ditë me radhë në veri të vendit, duke thënë se është momenti i fundit që institucionet e Kosovës të kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës në përmirësimin e mirëqenies së pjesëtarëve të saj.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka falënderuar Policinë e Kosovës për guximin e treguar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së shtetit.

Në një komunikatë për media Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësim lidhur me  incidentet dhe sulmet kundër Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të vendit ku edhe sot  është rrezikuar drejtpërdrejt jeta e tyre.

“Raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe mund të ketë edhe në të ardhmen e që kjo e pasqyron punën me rrezik për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policor që gjatë kryerjes së detyrave zyrtare sipas ligjit dhe autorizimeve e kanë përditshmëri gjatë 24 orë në ditë”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policiës, transmeton Telegrafi.

“Rast konkret është edhe rasti i datës 14.04.2022, zjarri që ndodhi në një objekt  banimi në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Prishtinë, në të cilin rast Policët si çdo herë reaguan të parët në vendin e ngjarjes duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre për të  shpëtuar jetën e banorëve që gjendeshin brenda banesës derisa  ishte e përfshirë nga flaka dhe tymi”.

Breshëri plumbash, granatë dore, iriqë metalikë e gjuajtje me gurë në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës
Lexo po ashtu Breshëri plumbash, granatë dore, iriqë metalikë e gjuajtje me gurë në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës

Sindikata thotë se këto janë rastet më të freskëta që Institucionet e Republikës së Kosovës ta kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës dhe të reflektojnë me urgjencë që ta përmirësojnë mirëqenien dhe t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat për Policinë e Kosovës siç janë: Sigurimi shëndetësor dhe jetësor si dhe kushtet e punës.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është aktivisht duke punuar dhe ka dhënë alternativa për plotësimin e kushteve të lartcekura dhe konkretisht për Sigurimin shëndetësor dhe jetësor”, thuhet në reagim.

Katër sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë ndodhur në tri ditët e fundit në pjesën veriore të vendit, ku janë përdorur armë e mjete të ndryshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, njoftoi sot përmes në konference për media se në sulmin e parë kanë hasur në rrugë iriqë metalikë që shërbejnë për dëmtimin e gomave të automjeteve, në atë të dytin zyrtarët janë sulmuar me gurë, në sulmin e tretë kanë dëgjuar katër-pesë breshëri, diku rreth 30 fishekë, ndërsa në të katërtin janë përdorur granata dore dhe AK 47.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar “sulm të dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Komunën e Zubin Potokut”, në orët e hershme të 15 prillit.

“Policia e Kosovës është ofruesja kryesore e sigurisë dhe përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është i papranueshëm”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në Twitter ka reaguar lidhur me sulmet kundër Policisë së Kosovës në veri. Duke cituar burimet që kanë identifikuar sulmin e së enjtes, “të ardhur nga Serbia”, Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që “të distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policisë sonë, disa prej të cilëve ishin serbë të Kosovës”.

Ndërkohë, Blerim Vela, këshilltar i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një reagimi në Twitter ka thënë se këto veprime ndaj Policisë së Kosovë kanë për qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë dhe asaj politike në vend.

Lidhur me sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri, ka reaguar edhe kreu i partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se “këto akte kriminale janë alarm për të gjithë”.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovë në veri. Në një postim në Facebook, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka dënuar sulmin duke e quajtur “akt kriminal dhe i patolerueshëm që për qëllim ka cenimin e rendit dhe ligjit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori