LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e pavarur e policisë kërkon 20 përqind paga më të larta nga janari i vitit 2019

Sindikata e pavarur e policisë kërkon 20 përqind paga më të larta nga janari i vitit 2019

Sindikata e pavarur e policisë kërkon rritjen e pagave për 20 përqind nga janari i vitit 2019 në vend të rritjes së pagave që e njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, ku sipas sindikatës, kjo rritje është prej 400 deri 700 denarë.

“Afrohet koha kur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë duhet të dorëzohet propozim-buxheti për vitin 2019. Për këtë shkak në vend të rritjes së turpshme prej 400 denarëve për polic, kërkojmë të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të kenë rritje prej 20 përqind nga janari i vitit 2019”, deklaroi zëdhënësi i sindikatës, Dejan Sazdov para Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sindikata e pavarur e policisë pyet përse ministri i Punëve të Brendshme nuk dëshiron t’i pranojë si sindikatë përfaqësuese edhe pse kanë rreth 3000 anëtarë të cilët, siç deklaroi Sazdov, kërkojnë të shkojnë në grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme si përgjigje ndaj kërkesës së sindikatës së pavarur të  policisë tha se “MPB-ja në periudhën nga qershori i vitit 2017 vazhdimisht punon në përmirësimin e kushteve përe punë të zyrtarëve policor, diçka që nuk është bërë për një dekadë dhe se me 1 dhetor të këtij vitit do të rriten pagat e zyrtarëve policor”.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori