Simptomat dhe shenjat e diabetit të tipit 2 shfaqen madje 10 vjet para vendosjes së diagnozës, por pacienti nuk i vëren

Dr. Xhuliana Mihajlovska,
specialiste endokrinologe
Shenjat kanë të bëjnë me tharje të gojës, etje, urinim të shpeshtë, humbje të peshës, shikimi i paqartë dhe nevojë për të konsumuar më tepër ushqim.
Disa faktorë nxitës që e zhvendosin trupin nga boshti i ekuilibrit dhe kompensimit janë kryesisht përgjegjës për shfaqjen e qartë të diabetit, si p.sh., infeksioni bakterial ose viral, mbijetesa e stresit të madh etj.
Diagnoza në kohë dhe e përshtatshme si dhe trajtimi korrekt i diabetit të tipit 2, kontrolli dhe monitorimi i rregullt i tij, mund të modifikojnë në mënyrë të favorshme dhe natyrale ecurinë dhe prognozën e vetë sëmundjes dhe të minimizojnë rrezikun e çdo ndërlikimi.
Testi oral i tolerancës së glukozës është standardi i artë për diagnostikimin e diabetit
14 nëntori është Dita Botërore e Diabetit, një sëmundje që po bëhet një nga krizat shëndetësore me rritje më të shpejtë në shekullin e 21-të, dhe nëse trendët vazhdojnë, afro 800 milionë njerëz do të kenë diabet deri në vitin 2045 dhe 730 milionë të rritur do të përballen me prediabetin, paralajmërojnë shkencëtarët. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit (IDF), “diabeti është bërë një pandemi me përmasa të paprecedentë që po del jashtë kontrollit”.
Dita Botërore e Diabetit këtë vit synon të përmirësojë aksesin/qasjen në kujdes. Vlerësohet se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur si pasojë e diabetit vetëm vitin e kaluar, dhe pothuajse gjysma e atyre që aktualisht jetojnë me diabet nuk janë të vetëdijshëm se janë të prekur nga kjo sëmundje si dhe nuk janë të vetëdijshëm për problemet serioze shëndetësore që shkakton diabeti.
“Komplikimet e diabetit mund të ndahen në mikrovaskulare (retinopati, nefropati dhe neuropati) dhe makrovaskulare (infarkti në zemër, infarkti në tru, sëmundjet arteriale periferike).
Kur bëhet fjalë për trajtimin e diabetit të tipit 2, rolin më të madh dhe më të rëndësishëm në menaxhimin e tij e luan vetë pacienti, me udhëzimet e sakta të dhëna më parë për të përballuar të gjitha sfidat e mundshme me të cilat mund të përballet. Nëse nuk u përmbahemi atyre udhëzimeve dhe rregullave, diabeti mund të marrë rolin shkatërrues në organizëm dhe me kalimin e kohës, gradualisht të çojë në komplikacione të rënda.
Cili është shkaku i shfaqjes së diabeti dhe cilat janë simptomat e sëmundjes?
Diabeti është një sëmundje që manifestohet me një nivel të rritur të glukozës në gjak. Shfaqja e diabetit të tipit 2 varet nga disa faktorë si predispozicioni gjenetik, ritmi i përditshëm i jetës me një dietë të parregullt dhe jo të shëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, bioritmi i parregullt i trupit (gjumi dhe zgjimi), mungesa e mekanizmave për menaxhimin e stresit, si dhe rritja të peshës trupore.
Simptomat dhe shenjat e diabetit të tipit 2 zakonisht shfaqen për një kohë të gjatë përpara vendosjes së diagnozës (madje deri në 10 vjet përpara), por ato kalojnë pa u vënë re nga pacienti. Ato janë tharja e gojës, etja, urinimi i shpeshtë, humbja e peshës, shikimi i paqartë dhe nevoja për të konsumuar më shumë ushqim. Disa faktorë nxitës që e zhvendosin trupin nga boshti i ekuilibrit dhe kompensimit janë kryesisht përgjegjës për shfaqjen e qartë të diabetit, si p.sh., infeksioni bakterial ose viral, përjetimi i stresit të madh etj.
Cilat janë kriteret që duhen plotësuar për ta konfirmuar diagnoza e diabetit të tipit 2?
Për vendosjen e diagnozës së diabetit të tipit 2 duhet të plotësohen disa kritere. Duhet matur dy herë glukoza në gjak esëll dhe vlerat duhet të jenë ≥ 7 mmol/L, shfaqja e simptomave të diabetit dhe matja rastësore e glukozës në gjak me parametra ≥11.1 mmol/L ose matja e glukozës në gjak me parametra ≥11.1 mmol/L në orën e dytë të testit oral të tolerancës ndaj glukozës (OGTT). Si kriter shtesë mund të shtohet edhe vlera e hemoglobinës së glikoziluar HbA1c, e cila duhet të jetë ≥6,5%.
Testi oral i tolerancës së glukozës është standardi i artë për diagnozën e diabetit. Testi kryhet shumë thjesht. Është e nevojshme që pacienti të ngarkohet me glukozë (një mënyrë më e lehtë është të konsumojë 100-150 gr. çokollatë) për 3 ditë dhe pas ditës së tretë të bëhet testi. Gratë shtatzëna mund ta bëjnë këtë test pa përgatitje paraprake. Në stomak bosh (esëll), gjaku merret nga vena për të përcaktuar gliceminë, më pas pihet shurupi me 75 gr. glukozë dhe prisni 2 orë derisa të merret përsëri gjak venoz për të përcaktuar gliceminë. OGTT pozitive është me një vlerë glicemie ≥11.1 mmol/L në orën e dytë.
Shoqata Amerikane e Diabetit (ADA) rekomandon ekzaminimin e të gjithë personave mbi 45 vjeç çdo 3 vjet dhe ekzaminimin e të rinjve nëse janë mbipeshë (indeksi i masës trupore më i madh se 25 kg/m2) dhe nëse kanë një faktor shtesë rreziku për diabetin (historia familjare, presioni i lartë i gjakut, obeziteti, vlerat e larta të glicemisë të regjistruara esëll ose rezistencën e pranishme ndaj insulinës, sindromi i vezores policistike, etj.).

Si trajtohet diabeti i tipit 2 dhe cilat janë ndërlikimet e sëmundjes?
Kur bëhet fjalë për trajtimin e diabetit të tipit 2, rolin më të madh dhe më të rëndësishëm në menaxhimin e tij e luan vetë pacienti, me orientimin dhe rekomandimet e duhura paraprakisht për të përballuar të gjitha sfidat e mundshme me të cilat mund të përballet. Nëse nuk u përmbahemi atyre udhëzimeve dhe rregullave, diabeti mund të marrë rolin kryesor shkatërrues në trup dhe, me kalimin e kohës, gradualisht të çojë në komplikime serioze. Komplikimet e diabetit mund të ndahen në mikrovaskulare (retinopatia, nefropatia dhe neuropatia) dhe makrovaskulare (goditje në tru, goditje në zemër, sëmundje arteriale periferike).
Parandalimi dhe monitori i rregullt i sëmundjes
Diagnoza në kohë dhe e përshtatshme si dhe trajtimi i duhur i diabetit të tipit 2, kontrolli dhe monitorimi i rregullt i tij, mund të modifikojnë në mënyrë të natyrshme dhe të favorshme historinë, ecurinë dhe prognozën e vetë sëmundjes dhe të minimizojnë rrezikun e çdo ndërlikimi.
Në klinikën “Zhan Mitrev” bëhen të gjitha analizat dhe ekzaminimet e nevojshme, të gjitha për të hyrë apo vazhduar së bashku në botën e diabetit dhe për të funksionuar siç duhet në të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit