LAJMI I FUNDIT:

Simovski: Numri i mërgimtarëve jashtë vendit nuk është i vogël

Simovski: Numri i mërgimtarëve jashtë vendit nuk është i vogël

Kryetari i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski thotë se mesatarisht 4.500 persona në ditë vetregjistrohen përmes aplikacionit për regjistrim dhe ky numër, siç thotë ai nuk është i vogël.

Sipas tij, ESHS është e gatshme për zbatimin e regjistrimit të popullsisë dhe se për këtë ka protokoll që duhet të respektohet për të mbrojtur pjesëmarrësit.

Ai potencoi se nëse anulohet regjistrimi kjo do të jetë për shkak të pandemisë së coronavirusit.


“Vendimi nuk është i Entit Shtetëror për Statistika. Nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse vlerëson se gjendja është e tillë dhe i rekomandon Shtabit të Krizës dhe Qeverisë që të merren vendime për anulim të regjistrimit ne do t’i respektojmë vendimet”, tha Simovski.

Ndryshe, regjistrimi i mërgimtarëve filloi nga 1 marsi dhe deri tani janë regjistruar rreth 80 mijë persona.

“Konstatimi se ka pak të regjistruar është relativ. Askush nuk e din me saktësi se sa është numri i shtetasve të Maqedonisë jashtë vendit. Mesatarja është 4.500 të regjistruar në ditë dhe ky numër nuk është i vogël duke marrë parasysh se regjistrimi do të zgjasë deri më 12 prill. Ne i ndjekim nismat që po ndërmerren përmes mediave sociale për nxitjen ose refuzimin e regjistrimi dhe reagojmë përmes kanaleve tona zyrtare në media sociale. Gjithashtu edhe MPJ ndërmori aktivitete në përfaqësitë diplomatike konsullore për të nxitur dhe inkurajuar të gjithë shtetasit e Maqedonisë për regjistrim”, thotë Simovski.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryeministri në ardhje Albin Kurti dhe sot ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe u.d së presidentit, Vjosa Osmani i bënë thirrje mërgatës shqiptare të regjistrohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori