Simon Cowell është zëvendësuar nga Kelly Clarkson në “America’s Got Talent”, në rolin e jurisë për talentet e rinj.

60-vjeçari është dashur që të tërhiqet nga audicioni, pasi kishte thyer shpinën gjatë testimit të një biçiklete elektrike, shkruan Mirror.


Kelly tashmë do t’i bashkohet jurisë, së bashku me Sofia Bergara, Heidi Klum dhe Howie Mandel.

GettyImages 1210437456 Simon Cowell (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Ylli i muzikës pop ka pasur eksperienca të ndryshme të kësaj natyre, ndërsa kishte qenë pjesë e “The Voice”.

Po ashtu, në vitin 2002 ajo ishte njëra ndër konkurrentet në po të njëjtin edicion ku tashmë është në vendin e jurisë.

GettyImages 968612820 Kelly Clarkson (Foto: Mike Coppola/Getty Images for CMT/Guliver)

Derisa janë duke u bërë këto ndryshime, Simon i duhet të përcjellë semi-finalen nga shtëpia, derisa gjendja e tij të përmirësohet. /Telegrafi/