Drama e re në Netflix, e bazuar në romanet më të shitur të Julia Quinn, debutoi në ditën e Krishtlindjes dhe po rrëmben një audiencë të madhe.
Fansat, të përfshirë në dramë pas 8 episodesh dhe të uritur për më shumë , mendojnë se kanë gjetur një shenjë që lë të kuptohet për një histori të mundshme të Sezonit 2 : disa fotografi të bletëve nga afër.
Por jo vetëm prania e insekteve fizike që fluturonin përreth – disa tifozë me sy shqiponje dalluan motive bletësh edhe në veshje. Si, për shembull, bleta e vogël e qëndisur në jakën e Benediktit këtu:
Marc Pilcher, shefi i serialit për flokët dhe grimin tha, “The Bridgertons kanë një bletë e cila shfaqet në pjesë të caktuara të kostumeve të tyre, dhe për Featheringtons, janë fluturat. Ne kemi disa zbukurime të vogla të flokëve që pasqyrojnë këtë gjithashtu”.
Më poshtë, ua sjellim një imazh prapa skenës nga departamenti i kostumeve të shfaqjes:
Kjo duket të jetë qëndisja për fustanin e ballos së Penelope Featherington, të cilën mund ta shihni në postimin vijues në Instagram. Penelope duke dhuruar simbolin e familjes së saj, fluturën:
View this post on Instagram
Atëherë, pse simbolika e shfrenuar e insekteve?
Në shumë kultura, flutura është një simbol i rilindjes, ndryshimit dhe rritjes. Ndërsa një flutur lufton të çlirohet dhe të dalë si një krijesë e re e bukur, kështu bëjnë edhe gratë e reja të Featherington.
Në një intervistë me Vogue, dizenjuesja e kostumeve Ellen Mirojnick vëren, “The Featheringtons janë të reja dhe nëna Portia duhet të martoj vajzat e saj. Paleta e tyre e ngjyrave është plot me ngjyra agrume sepse ajo dëshiron që ato vajza të shihen. Mund të jetë shumë, por kjo nuk është me qëllim. Ajo mendon se duken bukur. ‘Fluturat shoqërore, me të vërtetë'”.
Dhe bletët ? Ato përfaqësojnë fuqinë, komunitetin dhe fokusin e palodhur. Kjo përshtatet me Bridgertonët e hijshëm, të cilët, si shtylla të pamjes shoqërore të Londrës, kanë një ndikim të konsiderueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kombinimi më i mirë i modës për pranverë: Mund të vishet në punë ose në shëtitje

Çka trashëgojnë bebet nga nëna dhe çka nga babai?

E ëmbël, seksi, e mrekullueshme: Ja çka vërtet çfarë kuptimi kanë kur ju thotë kështu një mashkull!

Dashuri edhe në thonj: Ide lozonjare dhe romantike për manikyr në frymën e Shën Valentinit

Këto janë nëntë llojet e të qarave të foshnjës
A mund të besoni që ajo është 60 vjeçe? Dhe ka zbuluar sekretin e vet... (video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria