Silvio Baldini revolucion te Italia U21: Lojtarët stërviten me sy mbyllur për super-fokus dhe teknikë perfekte

Silvio Baldini ka marrë drejtimin e Italisë U21 dhe në tubimin e fundit ai i ka ushtruar lojtarët me sy mbyllur.
Kjo metodë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave italiane, duke u bërë një temë diskutimi për inovacionin dhe efektivitetin e saj.
Lojtarët e Pescaras, të cilët kanë punuar më parë nën drejtimin e Baldinit, kanë kërkuar të provojnë këtë sistem stërvitjeje edhe më herët. Mesfushori i Pescaras, Antonino De Marco, ka treguar për “Rete 8“ se si këto metoda i ndihmojnë lojtarët.

“Me mënyrën e tij të stërvitjes, Baldini ka hyrë në mendjen tonë, e dëgjojmë dhe i ndjekim udhëzimet. Me këtë trajner po punojmë shumë dhe me intensitet, duke përdorur edhe risi si pishina dhe metoda të tjera të reja stërvitjeje. Për shembull, të gjithë stërvitëm me sy të mbuluar, nuk ishte e lehtë, por trajneri na tha se kjo na ndihmon vizualisht, sepse kur merr topin je më i përqendruar në kontroll dhe përmirësohesh teknikisht”, tregon ai.
Sipas mediave, kjo metodë që po përdorë trajneri Baldini, i ndihmon lojtarët të përqendrohet më shumë në kontrollin e topit dhe të fushës. Qëllimi është përmirësimi i perceptimit dhe menaxhimit të lodhjes.

Nën drejtimin e tij, vitin e shkuar, Pescara kishte arritur të ngjitej në Serie B nga Serie C, ku pas kësaj ai dha dorëheqje.
Më 17 korrik 2025, Baldini u prezantua si trajneri i ri i Italisë U21 , me Andrea Barzaglin si asistent të tij.

Në kualifikimet për Euro 2027 të U21 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, Baldini me Italinë e ka nisur mbarë, pasi ka marr dy fitore, ndaj Malit të Zi (2-1) dhe Maqedonisë (1-0).
Du ndeshjet e radhës në tetor, Italia i luan ndaj Suedisë dhe Armenisë./Telegrafi/



































