Bernardo Silva shprehu frustrimin e tij ndaj gjyqtarit Darren England pasi Erling Haaland iu mohua një penallti e dukshme në pjesën e dytë gjatë barazimit 2-2 me Nottingham Forest.

Silva argumentoi se Haaland u godit nga portieri i Forest, Matz Sels, ndërsa City kishte avantazhin 2-1, por një kontroll i shkurtër i VAR-it lejoi vazhdimin e lojës përpara se Elliot Anderson të barazonte rezultatin në fund.


“Të gjitha 50-50-të na kanë shkuar kundër këtë sezon”, ka thënë Silva për TNT Sports.

“Sapo pashë episodin me Erling. Për mua, ishte penallti… Jemi mësuar me këtë këtë sezon. E dimë si funksionon. Detyra jonë është të bëjmë më mirë, sepse nuk mund të kontrollojmë këto gjëra”.

Pikët e humbura i kanë dhënë iniciativën përsëri kryesuesve Arsenalit, të cilët kanë një diferencë prej shtatë pikësh, edhe pse City ka një ndeshje më pak.

Trajneri Pep Guardiola shmangu kritikën e vendimeve, duke u fokusuar te aspektet pozitive.

“Bëmë gjithçka… Vazhdojmë dhe shikojmë përpara, jo pas”.

City ka humbur tashmë 13 pikë nga pozicione fituese këtë sezon, një statistikë që nënvizon pasigurinë e tyre në një garë titulli që duket gjithnjë e më e vështirë. /Telegrafi/

telegrafi sport app