LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska: Në 15 rekomandimet për negociatat me BE-në nuk është përmendur mungesa e bullgarëve në Kushtetutë

Siljanovska: Në 15 rekomandimet për negociatat me BE-në nuk është përmendur mungesa e bullgarëve në Kushtetutë

Gordana Siljanovska Davkova në seancën e sotme për ndryshime kushtetuese nga foltorja e Kuvendit tha se do t’i prezantojë qëndrimet e OBRM-PDUKM-së dhe partnerëve të koalicionit, si dhe qëndrimin e saj personal.

Ajo deklaroi se Maqedoni nuk është në dilemë për në “lindje ose perëndim”, por për atë se a do të jetë shteti denjë.

“Një ministër i rilindjes thotë tashmë se ndryshimet kushtetuese mund të kalojnë deri në fund të këtij mandati, jo deri në nëntor. Ku e marrim legjitimitetin për ndryshimet kushtetuese? Nga BE-ja apo nga qytetarët? Cili është qëndrimi i qytetarëve për këtë çështje?”.


“Ajo që na kërkohet është kundër vlerave evropiane. Nga viti 2009 kemi marrë 15 pro nga KE dhe PE dhe asnjë herë nuk ka pasur vërejtje për mungesën e bullgarëve në Kushtetutë. Qytetarët duhet të pyeten në zgjedhje, sepse pushteti është plotësisht i delegjitimuar”, tha Siljanovska Davkova.

Fjalimi i Siljanovskës u prit me duartrokitje dhe ovacione nga deputetët e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Kalo në kategori