Siguria ushqimore në Shqipëri, qytetarët: Blejmë në treg me shpresën te fati
Siguria ushqimore vijon të mbetet një problematikë dhe qytetarët ndihen të pasigurt në ato që blejnë.
Një vëzhgim në markatën qendrore të Elbasanit, kupton pasigurinë e qytetarëve për produktet që blejnë me shpresën e vetme tek fati.
Ndonëse ende nuk është shuar jehona e skandalit të radhës sa i takon mungesës së kontrolleve të ushqimeve që hidhen në treg për konsumatorët, në markatën kryesore të qytetit të Elbasanit, qytetarët që blejnë tregojnë se janë në mëshirën e fatit pasi as nuk kanë parë dhe as nuk kanë asnjë orientim sa i takon sigurisë apo kontrolleve të ushqimeve.
Dhe pamjet mbi mënyrën se si tregtohet pa ju futur përmbajtjes së produkteve nuk kanë nevojë për koment.
Ndërkohë nga drejtoria rajonale e AKU Elbasan, nuk kanë kohë që të prononcohen në lidhje me kontrollet që kanë ushtruar apo sigurinë që kanë qytetarët elbasanas ndaj produkteve që shiten në markatat e miratuara nga pushteti vendor./A2 CNN






























