LAJMI I FUNDIT:

Siguria në Kosovë, komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it

Siguria në Kosovë, komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it

Komandanti i misionit KFOR, udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka takuar ambasadorë të vendeve të Quint-it.

Siç thuhet në njoftimin e tyre të dhënë në Facebook, takimi ofroi një mundësi për të ndarë pikëpamjet mbi trendet e sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin.


E gjithë kjo siç specifikohet ”mbi përkushtimin e palëkundur të Komunitetit Ndërkombëtar për stabilitetin rajonal dhe për përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të zbatuar mandatin e tij në OKB dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, theksohet mes tjerash.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, zhvilloi takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı , zëvendës ambasadori Italian në Kosovë, Ugo Ferrero, dhe shefja e Seksionit Politik të Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së, Tuuli Parnsalu, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori