LAJMI I FUNDIT:

Sigma Technology zgjeron prezencën në Kosovë përmes Appbites

Sigma Technology zgjeron prezencën në Kosovë përmes Appbites

Sigma Technology Group zgjeron prezencën e saj në Kosovë përmes blerjes së pjesës më të madhe të aksioneve në Appbites, kompani kosovare e zhvillimit të softuerëve që ofron zgjidhje digjitale në zhvillimin e aplikacioneve ueb, mobile, si dhe arkitekturës cloud. Nëpërmjet kësaj blerje, Sigma Technology Group siguron ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve në sferën e TIK me cilësi të lartë, duke përmbushur nevojat e klientëve.

Foto: Arianit Pajaziti, Niklas Malmros, Rinor Bytyçi, Carl Vikingsson dhe Daniel Björkman

Sigma Technology Group është një kompani lidere globale e konsulencës teknologjike që ofron shërbime gjithëpërfshirëse të këshillimit dhe menaxhimit të TIK. Me filozofinë e organizatës “Local Drive – Global Strength”, Sigma Technology ofron modele fleksibile të bashkëpunimit që i përshtaten nevojave të klientëve. Organizata ofron shërbime gjithëpërfshirëse të konsulencës së TIK me prezencë fizike në Suedi, Norvegji dhe Gjermani, si dhe në distancë nga Ukraina, Hungaria, Polonia dhe Kina. Zgjerimi në Kosovë është hapi i radhës i kompanisë për t’u ofruar klientëve fleksibilitet edhe më të lartë në përmbushjen e nevojave të tyre zhvillimore.

Kosova ka potencial të lartë për t’u bërë lider në transformimin digjital. Rritja e ekosistemit të TIK-ut, njohja e lartë e Teknologjsë Informative dhe gjuhës angleze në mesin e popullatës, dhe mundësia e anëtarësimit në BE, e bëjnë Prishtinën një zgjedhje të qartë për zgjerimin e ardhshëm të Sigma Technology.

Niklas Malmros, CEO i Sigma Technology Solutions Group Business Area, thotë: “Kosova ka një nga popullatat më të reja në Evropë me njohuri të avancuara në TIK. Na bëri përshtypje se sa i lidhur dhe i zhvilluar është komuniteti i TI-së në Kosovë. Ne besojmë se do të jetë një përputhje dhe shtesë e shkëlqyer e modelit tonë të punës, ku tani mund t’u ofrojmë klientëve tanë ekipe të dedikuara nga Kosova së bashku me modelin tonë të mëparshëm nga Skandinavia, Gjermania, Ukraina dhe Hungaria.

Ai shton: “Gurthemeli i strategjisë sonë të biznesit është ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata për të krijuar impakt të qëndrueshëm dhe për të nxitur inovacion. Ne kemi ndjekur operacionet ukrainase të Sigma në Sigma Software që nga viti 2002 duke filluar me ekipin prej 60 ekspertësh. Sot, Sigma Software bashkon mbi 2000 ekspertë dhe është një nga punëdhënësit më të mirë në vend. Ne shohim potencial të madh në bashkëpunimin tonë dhe planifikojmë të jemi ndër 3 punëdhënësit më të mirë në Kosovë në tre vitet e ardhshme. Së bashku me ekipin e përkushtuar menaxhues nga Appbites, kam besim se kjo është e mundur.”

Appbites ofron një gamë të gjerë shërbimesh duke përfshirë zhvillimin e aplikacioneve ueb dhe mobile (Android, iOS), mirëmbajtjen dhe hostimin e zgjidhjeve digjitale nga zemra e Kosovës, në Prishtinë. Appbites u shërben kompanive në industrinë e tregtisë elektronike, shitjes, kujdesit shëndetësor, financave dhe drejtësisë.

Arianit Pajaziti, CEO i Appbites, për blerjen: “Ne kemi ofruar shërbime softuerike të personalizuara për më shumë se 8 vite si Appbites, për klientët tanë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë Evropën. Për të shfrytëzuar ekspertizën e dalluar të inxhinierëve në Kosovë dhe për të forcuar pozitën tonë në treg, bashkimi me Sigma Technology Solutions Group erdhi si një hap i natyrshëm. Në rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm Appbites do të plotësojë Sigma Technology me qëllimin e arritjes së sukseseseve edhe më të mëdha globale.”

“Bashkimi me Sigma Technology do të na ndihmojë të rritemi jashtëzakonisht shumë, si në staf, ashtu edhe në përsosmëri dhe njohuri teknologjike. Është një mundësi emocionuese për ne që të shfrytëzojmë përvojën e partnerëve tanë të rinj, duke na lejuar të mësojmë dhe të përparojmë me një ritëm të përshpejtuar. Ekipi ynë i inxhinierëve sjell një ekspertizë të re në tryezë, duke na bërë një plotësues të përsosur të Sigma Technology. Së bashku, ne mund të ofrojmë një grup zgjidhjesh gjithëpërfshirëse që ndërthur forcat tona në mënyrë të përsosur, duke ofruar vlerë dhe inovacion” thotë Rinor Bytyci, CTO i Appbites.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Niklas Malmros, CEO i Sigma Technology Solutions Group Business Area, niklas.malmros@sigmatechnology.com

Arianit Pajaziti, CEO i Appbites, arianit@appbit.es

Nataly Lamkén, Shefe e Komunikimit në Sigma Technology Group, nataly.lamken@sigmatechnology.com

Rreth Sigma Technology Group

Sigma Technology Group, pjesë e Grupit Sigma, është një kompani globale konsulente teknologjike në pronësi private me operacione në Suedi, Hungari, Kinë, Norvegji, Gjermani dhe Ukrainë, dhe shpërndarje globale në Evropë, SHBA dhe Kinë. Sigma Technology Group ofron ekspertizë të avancuar në zhvillimin e softuerit, informacionin e produktit, dizajnimin dhe zhvillimin e sistemeve të integruara, zgjidhje digjitale dhe infrastrukturë të TI-së me konsulentë ekspertë, dhe ekipe të zhvillimit.

Për një pamje të plotë, vizitoni sigmatechnology.com

Sigma është në pronësi të Danir AB dhe ka rreth 5000 punonjës dhe një rrjet partnerësh në 13 vende.

Rreth Appbites

Appbites, është një kompani digjitale me seli në Prishtinë, Kosovë. Me një ekip zhvilluesish softueri të talentuar dhe vite përvojë, Appbites ofron zhvillim të personalizuar të aplikacioneve ueb dhe mobile, ecommerce, si dhe mirëmbajtje. Në Appbites fokusi është në përcjelljen e trendeve më të fundit të teknologjisë së softuerit, për të arritur përsosmërinë në çdo produkt të zhvilluar. Ne kujdesemi për çdo aspekt të zhvillimit të softuerit nga dizajni deri te programimi, hostimi dhe mirëmbajtja.

Për një pasqyrë më të qartë vizitoni appbit.es.