Lajmin e bën të ditur për mediat vendore, Drejtori i përgjithshëm i klubit, Florian Miftari. Nga ana tjetër, Prishtina po bën përpjekje për të siguruar një biletë edhe në ABA ligë, që është një nivel mbi Ligën Ballkanike.

Gjithsesi, në të tilla nivele kërkohen edhe më shumë investime dhe drejtuesit e shoqërisë po mendojnë për ndërtimin e një palestre të re.


Në pritje të ndërtimit të një skuadre kompetitivive, nga Sigal Prishtina janë larguar fillimisht dy lojtarë, Jammar Diggs dhe Andrejs Selakovs. Dy lojtarët e transferuar në Prishtinë për ndeshjet e ‘Final Four’ nuk arritën të ngjiten në nivele të larta duke ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën.

Sigal Prishtina kryeson klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit të basketbollit në Kosovë ku rivale të vetme ka skuadrën e Pejës, kundër së cilës do të diskutojë çështjen e titullit kampion. /Tribuna/Telegrafi/ 

telegrafi sport app