Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës, ka kërkuar nga prokurori Special i Dhomave të Specializuara, Alex Whiting, që të hetojë këtë masakër dhe se ende zyrtarisht nuk ka pranuar asnjë përgjigje, ndonëse shpreson që e njëjta letër të analizohet nga prokurori.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës, ka kërkuar nga prokurori Special i Dhomave të Specializuara, Alex Whiting, që të hetojë këtë masakër.
Sipas tij, letra dërguar prokurorit është mjaft e argumentuar dhe se varet nga vullneti i prokurorit të njëjtë nëse do të nisin hetimet apo jo.
I ftuar në RTV Dukagjini, Dugolli ka thënë se këtë letër e ka nisur më 29 prill të këtij viti.
Ai ka thënë se ende zyrtarisht nuk ka pranuar asnjë përgjigje, ndonëse shpreson që e njëjta letër të analizohet nga prokurori.
“Më 29 prill e kam nisur zyrtarisht përmes postës kërkesën drejtuar prokurorit special dhe kam kërkuar që të fillojnë hetimet për masakrën e Dubravës me argumentim edhe juridik edhe faktike të masakrës të Dubravës, gjegjësisht planifikimit dhe ekzekutimit të asaj masakre. Në kompetencë lëndore, juridikisoni i jepet hapësirë mjaft prokurorit që të hetojë edhe krimet e kryera nga autoritetet serbe. Mos të harrojmë që Dick Marty në raportin e vet përmend edhe krimet e Serbisë që ka ushtruar mbi popullatën shqiptare, ku përmend edhe viktimat që janë shkaktuar, përmend edhe të zhdukurit”.
“Pikërisht kjo më shtyn të besoj që nëse prokurori ka vullnet do të aktivizohet për shkak se nuk ka pengesa për t’i hetuar këto krime. Tema qendrore e raportit të Martyt ka qenë trafikimi i organeve, ku nuk ka asnjë akuzë madje as nuk përmenden fare. Në këtë kontekst unë si viktimë edhe i mbijetuar e kam nisur këtë iniciativë. Varet nga vullneti i prokurorit a do të fillojë apo jo. Mendoj që është goxha shumë e argumentuar letra që i kam dërguar prokurorit dhe besoj se nëse ai ka vullnet, ajo do të përplotësohet për shkak se faktet janë fakte. Ajo që kemi përjetuar në këtë masakër është një horor i vërtetë”, ka thënë Dugolli.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre të mbijetuarve nga kjo masakër të nisin kallëzime penale.
“Uroj dhe bëj thirrje edhe te familjarët e tjerë që kanë pësuar që të nisin kallëzime penale, t’i drejtohen prokurorisë speciale”, shtoi ai.
Durgolli: Masakra e Dubravës është lehtë e argumentueshme se si Serbia ka ekzekutuar një plan morbid
Sipas Dugolli, Masakra e Dubravës është lehtë e argumentueshme se si vija shtetërore ka organizuar dhe ekzekutuar një plan të tillë.
Ai shton se si dëshmitarët janë të gatshëm të dëshmojnë të vërtetën.
“Krimi është krim dhe është gabim që krimi të renditet në baza etnike, prandaj në këtë kontekst meqë tani edhe po i afrohemi 22 majit kur edhe është përvjetori i 24-të i kësaj masakre, 29 prilli ishte po ashtu një datë me rëndësi për shkak se lidhet me planifikimin dhe organizimin e kësaj masakre sepse më 1998 kam qenë në burgun e Dubravës me një grup shokësh, dhe me një vendim të ministrit të drejtësisë të asaj kohe na kanë transferuar në burgjet e Serbisë, një vit më vonë më 29 prill, 1999, kur siguri nuk kishte fare, ata organizojnë transportimin tonë. Janë dëshmitarët që në çdo rrethanë janë të gatshëm të dëshmojnë të vërtetën sepse kjo masakër vërtetë është më së lehti e argumentuar se si vija shtetërore e Serbisë ka organizuar dhe ekzekutuar një plan morbid”.
Në cilësinë e të mbijetuarit, Dugolli ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me juristë, avokatë dhe nuk do të rresht deri sa të fillojë me hapa konkret prokuroria speciale sepse mosndëshkueshmëria është një element i shëmtuar.
“Do të vazhdoj të kërkoj drejtësi sepse të paktën do të ndihem më i lehtësuar”, shtoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri