Shkruan: Vincent Triest për Gazeta Shqiptare
“FBI do të publikojë prova të reja për rrjetin e pedofilisë që ka lidhje me Hillary Clinton”, ishte kjo tema kryesore e një shkrimi në uebsitin Bients.com dhe ThePredicted.com. Duke cituar një dokument të fabrikuar të FBI-së, shkrimi implikonte ish-kandidaten demokrate për presidente të Amerikës me një krim shumë të rëndë. Pavarësisht se lajmi nuk kishte asnjë fakt a provë, ai u klikua dhjetëra mijëra herë dhe mori mijëra like në rrjetin social “Facebook”.
Në të njëjtën kohë, një student në Kosovë pa se si një shumë parash u hodh në llogarinë e tij për reklamat nga “Google AdSense”. Të dy faqet që shpërndanë lajmin, ishin në pronësinë e një të riu nga Gjilani, që u pagua qindra euro në ditë për reklama. Taktika ishte shumë e thjeshtë, sa më shumë klikime në ditë, aq më shumë para nga reklamat. Për të njëjtën arsye, u regjistruan 11 portale në Shqipëri, duke shpërndarë lajme të sajuara për të tërhequr sa më shumë klikime.
Pronari është Hysen Alimi, një i ri nga Kosova që ka studiuar ‘Menaxhim dhe Informatikë’ në Universitetin e Gjilanit. Pavarësisht faktit që ai ndodhet 8.000 km larg Shteteve të Bashkuara dhe ka një zotërim të dobët të anglishtes, kjo nuk ishte pengese për të qenë administrator në të paktën njëmbëdhjetë portale të fokusuar në politikën amerikane.
Hyseni është pronari i portalet me emra amerikanë, si Bients.com, ThePredicted.com, PoliticsBreaking.com dhe BernieMyHero.com. Këto faqe uebi janë regjistruar të gjitha në Shqipëri. Faqet shpërndanin kryesisht lajmet pro-Bernie Sanders duke targetuar persona të zhgënjyer nga Hillary Clinton.
Senatori Sanders ishte kundërshtari kryesor i ish-sekretarit Hillary Clinton. Baza elektorale të Sanders ishin kryesisht votues të ri dhe studentë, të cilët përdoren rrjetin social “Facebook” si një mjet të rëndësishëm për të organizuar fushatën dhe një mjet për t’u informuar për lajmet të fundit mbi skenën politike në Amerikë, shkruan Gazeta shqiptare.
Për Hysenin, kjo ishte një mundësi e artë për të krijuar një ‘fan page’ për senatorin Sanders, në tentativë për të tërhequr sa më shumë militantë në faqet e tij. Dhe jo pa sukses. Faqja u krijua në mars të vitit 2016 dhe ndiqet sot nga 86.000 persona në rrjetin social Facebook. Në këtë faqe, përveç fotove të senatorit Bernie Sanders, shpërndahen dhe lajme të rreme apo ‘fake news’ nga Hysen Alimi.
Gazetari amerikan John Mattes, i cili ka hulumtuar çështjen e lajmeve ‘fake’ dhe impaktin e lajmeve të sajuara në zgjedhjet amerikane, tha për “Gazetën Shqiptare” se “është e çuditshme që një njeri pa njohuri në politikën amerikanë krijon disa faqe për të mbuluar këtë temë”.
Mattes, po ashtu thotë që Hyseni ishte një person i rëndësishëm në ‘rrjetin’ që shpërndante lajme të trilluara për militantët e Bernie Sanders, pasi ai administronte një nga faqet me të mëdha në “Facebook” të fansave të tij.
“Përse një person me disa faqe në Shqipëri, krijon një ‘fan page’ duke pretenduar që faqja ndodhet në Amerikë?”
“Gazeta Shqiptare” kontaktoi me e-mail Hysen Alimin, i cili tha në një përgjigje se faqet në pronësi të tij janë burime legjitim për lajme, shkruan Gazeta shqiptare.
“Ne thjesht kemi një ‘uebfaqe’ për mbështetësit e Bernie Sanders dhe lajmet janë të vërteta. Ne jemi thjesht një fan page”. I pyetur se sa vetë e administronin këtë faqe, Alimi u përgjigj: “Nuk dua ta tregoj.”
Sipas “uebsajteve” te ndryshme të cilat llogarisin shumën financiare që reklamat gjenerojnë çdo dite në një portal, mund të kuptohet dhe arsyeja përse Hysen Alimi zgjodhi këtë rrugë. Faqja më e klikuar, Bients.com, merrte 200.904 klikime gjatë kulmit të kohës post-zgjedhore në Amerikë që përkthehet në rreth 400 euro në ditë.
Rasti tregon sesi disa persona i panë zgjedhjet amerikane jo thjesht me interes apo admirim, por edhe si burim fitimi.
Ky artikull u shkrua enkas për “Gazetën Shqiptare” nga Vincent Triest, gazetar që jeton në Holandë dhe Shqipëri. Ribotimi lejohet me citimin e burimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025